• Kontakt
Monday, November 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dasëm në kohë “kolere”, jo 1 por 4 dasma në një lokal se njohim policinë…

19/09/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Dasëm në kohë “kolere”, jo 1 por 4 dasma në një lokal se njohim policinë…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Covid-19 nuk i ndali dot dasmat ndonëse përgjatë verës nuk munguan gjobat e shumta të vendosura nëpër lokale ku janë konstatuar dasma dhe muzikë pas orës 20.00.

Për disa nga këto dasma për të cilat policia ka mbyllur një sy dhe një vesh duke u shtirur sikur nuk ka parë gjë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (ShÇBA) ka nisur verifikimet.

Një burim tregoi se nën verifikim janë komisariatet që mbulojnë periferinë e kryeqytetit atje ku edhe vëmendja është më e paktë e duket se ahengu ka qenë më lirshëm.

Një burim tregoi se madje një shef policie u pyet nga ShÇBA sëbashku me oficerët që ai dërgoi për të kontrolluar një ambjent menjëherë sapo salla operative i referoi në radio denoncimin anonim të një qytetari: “Tek lokal “E…” ka dasmë”.

Por rezulton se pas njoftimit shefi i komisariatit në fjalë e delegoi ankesën tek një patrullë që hyri në restorantin E. dhe zhvilloi kontrolle.

Policët filmuan sallën bosh dhe plot me pjatat me ushqim dhe treguan se nuk kishte asnjë dasmë dhe as muzikë të lartë. Shefi i komisariatit justifikohet se pronari e gënjeu duke deklaruar se ishte një festë e vogël që ishte anuluar.

Por…

Gjatë mbrëmjes nga një patrullim i ShÇBA u konfirmua me video dhe me oficerë të tjerë të cilët kishin kamera të vendosur në trup, se në ambjentin në fjalë jo vetëm që kërciste ahengu, por të katër sallat ishin plot me dasmorë që po festonin katër martesa të ndryshme.

E njëjta situatë është vërejtur edhe në restorante të tjera gjatë muajit gusht në disa lokale dasmash që veç zhurmës së muzikës, patën edhe dasmorë “të padukshëm” për policinë të cilët festuan dhe uruan “me trashëgime”.

Në raport, sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme, thuhet se policia mbylli sytë edhe në kompleksin “H…” ku një grua ka postuar në komisariatin digjital dasmat covidiane të filmuara prej saj me denoncimin: “plasi muzika, njerëzit festojnë pa të keq se kanë mbushur xhepat e shefave”.

Pas shumë denoncimeve, ShÇBA shkruan: U vendosëm pranë resortit “G…” në distancë dhe këqyrëm veprimet e policisë për ndërprerjen e paligjshmërisë.

Në orën 22.34 policia njofton në radio se aty nuk kishte dasmë. Në orën 23.22 kryem një telefonatë për muzikën, festën e dasmorëve dhe njoftimet në sallën operative. Këto veprime u administruat si prova”.

Ndërkohë që shkruhen si detaje të shkeljes së detyrës edhe plani i moszbatuar masave policore anti-Covid dhe plani i masave për monitorim dhe zbatimit të detyrimeve të akteve normative për pishinat dhe klubet e natës.

“Pavarësisht se janë lënë detyra konkrete, këto detyra nuk janë zbatuar”, mbyll raportimin Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave./SI

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In