• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha incizoi dëshminë e parë të ish truprojës së Azem Hajdarit më 13 shtator! Pse nuk dorëzon kasetën e bisedës me Zenel Nezajn e plagosur?! SPAK duhet ta pyesë, e kërkon dhe Izet Haxhiaj me këmbëngulje (Video)

13/09/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Berisha incizoi dëshminë e parë të ish truprojës së Azem Hajdarit më 13 shtator! Pse nuk dorëzon kasetën e bisedës me Zenel Nezajn e plagosur?! SPAK duhet ta pyesë, e kërkon dhe Izet Haxhiaj me këmbëngulje (Video)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si sot 22 vite më parë, pra 13 shtator 1998, në spitalin ushtarak është zhvilluar një nga aktet më spektakolare të mbulimit të një krimi politik, i quajtur si vrasja e shekullit.

Ish kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha, vetëm pak orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit, para selisë së PD, ka kontaktuar dëshmitarin kryesor, Zenel Nezajn ish zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes dhe më 12 shtator truproja i plagosur i Azem Hajdarit.

Në një video të publikuar më vonë në media, shihet Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezajt, truprojës se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit të 12 shtatorit 1998, ku mbetën të vrarë Hajdari dhe truproja tjetër i tij, Besim Cera.

Zenel Nezaj, menjëherë pasi është intervistuar nga Berisha refuzoi të dëshmojë për prokurorinë dhe u largua jashtë vendit duke mos u paraqitur kurrë në procesin “Hajdari”.

Ai përfitoi statusin e azilantit politik në Belgjikë dhe më pas është larguar në kontinentin amerikan, pavarësisht se organet ligjzbatuese shqiptare e kanë ditur dhe e dinë dhe tani vendndodhjen e tij.

Kjo kasetë e regjistruar një ditë pas vrasjes së Azem Hajdari nuk u vu asnjëherë ne dispozicion të drejtësisë dhe Berisha nuk dëshmoi asnjëherë në proces edhe pse gjykata i dërgoi 56 fletëthirrje për t’u paraqitur në seancë.

Që çështja “Hajdari” të gjykohet dhe njëherë dhe të dalë e vërteta, mbi motivin, ekzekutorët dhe atë që nxori në pritë Azem Hajdarin, kjo është prova e re dhe ndoshta më evidente që rihap procesin e cilësuar si “Vrasja e Shekullit”!

Madje, me shpresën e hapjes së kësaj çështjeje, dhe përdorimit si provë e fortë për të marrë pafajsinë, është bazuar dhe rikthimi i Izet Haxhisë, ish truprojës së Sali Berishës, nga azili politik në Turqi. I cili është i bindur se në vrasjen e Hajdarit ka dorë vetëm Sali Berisha.

Kushti i vendosur nga Haxhiaj është kërkesa, që procesi i rihapjes së dosjes, të përfshijë marrjen në pyetje edhe të ish-bodigardit të Azemit, bashkëpatriotit të tij Zenel Nezaj, i plagosur në atë antenat.

Ndërkohë që Haxhiaj akuzon Sali Berishën që për të humbur gjurmët e tij të krimit i ka siguruar Nezajt daljen jashtë vendit, dhe përfitimin e azilit politik.

Madje sipas ish truprojës, Berisha e ka mbrojtur me fanatizëm gjatë gjithë kësaj kohe dëshmitarin kryesor që mund të zbardhë tërë skemën e vrasjes së Azem Hajdarit.

Izet Haxhiaj ka kërkuar dhe kërkon që rihapja e dosjes duhet të përfshijë me patjetër jo vetëm kërkesën për rrëzimin e gjykimit në mungesë, por edhe futjen në dosje të provave e dëshmirve që sipas tij ekzistojnë, por nuk janë futur në hetim dhe nuk janë paraqitur e pranuar në gjykim.

Dhe një nga këto prova është regjistrimi me diktofon, i bisedës që Sali Berisha ka bërë në të gdhirë të 13 shtator 1998 në spitalin ushtarak, me Zenel Nezajn, truprojën nga Tropoja të plagosur gjatë vrasjes së Azem Hajdarit. Ai është gjallë dhe jeton jashtë Shqipërisë.

Pas vrasjes së Azemit më 12 shtator 1998, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtuesi i një gazete (Y.R) dhe nga tre njerëz të besuar të tij në kupolën e PD, mes të cilëve Genc Pollo nxitoi e shkoi me urgjencë në spital, duke marrë në “dorë të parë” dëshminë e ish truprojës së plagosur Nezaj.

Pavarësisht kundërshtimit të mjekëve që kërkonin ta linin të qetë të plagosurin, Berisha jo vetëm që e pyeti dhe incizoi bisedën, por përzuri dhe vetë mjekët për të mos qënë dëshmitarë.

Madje kërcënoi dhe dhe nxori jashtë dhe policinë që në bazë të ligjit dhe urdhërit të prokurorisë, i kërkoi të mos ndërhynte në punët e saj, duke pyetur privatisht të plagosurin, pasi Zenel Neza ishte nën mbrojtjen e policisë në spital.

Sipas mediave të kohës, situata e krijuar dhe frika se mund të krijoheshin trazira të dhunshme, mbasi jashtë spitalit ishin grumbulluar militantë të acaruar të PD, policia u tërhoq dhe Sali Berisha vazhdoi të merrte në pyetje Zenel Nezajn, duke e regjistruar rrëfimin e tij, për ato çfarë kishte parë e dëgjuar atë natë në selinë e PD, nga Azemi, nga ata që qëlluan dhe nga vendi ku ndodhi vrasja!

Kjo kasetë e bisedës ë regjistruar mes Sali Bershës dhe Zenel Nezajt s’është në dosjen hetimore. Pikërisht kësaj kasete i referohet edhe ish badigardi i Berishës, duke kërkuar që drejtësia ta detyrojë Berishën që ta dorëzojë si provë konkrete dhe të re.

Thuhet, se Berisha i ka kërkuar Zenel Nezajt, madje e ka instruktuar, që përpara drejtësisë të deklarojë një deshmi tjetër ndryshe nga realiteti që ka ndodhur. Dhe ky ka qënë një nga kushtet që Berisha t’i garantonte atij largimin pa probleme jashtë vendit dhe mbajtjen larg drejtësisë.

Tashmë që drejtësia e re është ngritur, Prokuroria Speciale ka filluar me intensitet punën ndërsa “FBI”-ja shqiptare është çështje ditësh që të plotësohet, zbardhja e plotë e vrasjes së Azem Hajdarit është plotësisht e mundshme.

Fatos Klosi, ish kreu i SHISH ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë gjithçka që di, nëse drejtësia do ta thërrasë.

Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet t’i kërkojnë shtetit strehues të Zenel Nezajt, ish truprojës së Azem Hajdarit, që ta vërë atë në dizpozicion të drejtësisë, qoftë dhe me video-dëshmi.

Nga ana tjetër Sali Berisha dhe Genc Pollo jo vetëm që duhet të shkojnë njëherë në prokurori dhe të dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit, kush e nxori atë në pritë, por duhet të dorëzojnë menjëherë kasetën e regjistrimit të dëshmisë në ‘dorë të parë’ të Nezajt.

Videoja eshte e hapur per publikun dhe gjendet kollaj, ka dhe “lexues buzesh” nese deshirojne te dine se çfare kane biseduar para dhe pas hyrjes ne dhomen e spitalit ushtarak ku gjendej Zenel Nezaj. Duhet vetem vullnet/M.Nikaj-TemA


Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In