• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha akuzoi presidentin: Iu lut Shkëlzenit tim të ndërhynte te unë që të mos dorëhiqej! Ilir Meta tregon se kufijtë e zhytjes në krim, s’kanë kufi

11/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha akuzoi presidentin: Iu lut Shkëlzenit tim të ndërhynte te unë që të mos dorëhiqej! Ilir Meta tregon se kufijtë e zhytjes në krim, s’kanë kufi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot të gjithë politikanët e opozitës, me në kreye Presidentin e Republikës Ilir Meta janë bërë “atletë” të zbatimit të ligjit, respektimit të njerëzve dhe të drejtësisë.

Por mjafton një “shkëndijë” sherri mes tyre dhe shqiptarët marrin vesh të parën dhe të fundit në sjelljen e politikanëve shqiptarë.

Dhe nga ky rregull “përfitojnë” me kapacitet të plotë presidenti aktual Ilir Meta dhe ish kryeministri demokrat Sali Berisha.

Këta dy politikanë në “stinën” e sherrit mes tyre nuk i lënë gjë pa thënë njëri tjetrit, duke akuzuar madje deri dhe për vrasje me pagesë siç ishte rasti i Sali Berishës për Ilir Metën.

Bëhet fjalë për akuzat në mes të Kuvendit se Meta ka paguar për të vrarë dy deputetët e asaj kohe Tom Doshi të PS e Mhill Fufi të PD. Akuzën e artikuloi në mes të Parlamentit vetë Sali Berisha.

Por janë dhe disa elementë që kalojnë pa u vënë re nga publiku, kur artikulohen akuza të mëdha, sidomos kur është e përfshirë politika.

Bëhet fjalë për situatën pas 21 janarit të vitit 2011, kur Ilir Meta shërbeu si shkaku i protestës së opozitës së asaj kohe kundër videos së famshme të përgjitmit të realizuar nga Dritan Prifti dhe kur ish numri dy i qeverisë së Berishës, kreu i LSI, shihej me zë e figurë teksa deklaronte ryshfet 700 mijë euro me bllok në dorë. Agimi ishte njeriu që ofronte këtë ryshfet për një HEC.

Teksa ishte prishur miqësia “sezonale” mes Berishës e Metës, ish kreu i PD i kujton presidentit aktual se i kishte futur mik të birin Shkelzen Berishën, në mënyrë që të mos jepte dorëheqjen si zv.kryeministër dhe ministër i METE.

Në seancën plenare të marsit 2015 ish kreu i Kuvendit Ilir Meta përmendi dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje në aferën korruptive të vitit 2011.

Por ish kreu demokrat i qeverisë ka dhënë një version tjetër të kësaj marrëdhënieje.

“Ilir Meta i është lutur djalit tim që të ndërhyjë te unë, që ai mos të japë dorëheqjen”. Kështu e shpjegon ish-kryeministri Berisha përfshirjen e Shkëlzen Berishës në ngjarjet e vitit 2011 kur Ilir Meta dha dorëheqjen, pas videos ku flitej për 700 mijë euro për një koncesion.

“Duke pasur si kusht themelor dorëheqjen e Ilir Metës të akuzuar për dy vrasjet nga viktima dhe nga doresi, Ilir Meta i përgjigjet me alibira e vendosmërinë për të qëndruar aty me botën e krimit.

Në përpjekjen e tij për tu kapur si fije bari ka nxjerrë tezën në të cilën mashtron se Tom Doshi ka kaluar te PD-ja.

Njeriu më i sulmuar ose njeriu që ka sulmuar më shumë Tom Doshin është Sali Berisha. Njeriu që bënte fluturime me helikopter qeveritar ishte Meta, sepse kishe nevojë jetike për të, por Berisha nuk është për veprime antiligjore ndaj askujt.

Nëse besoni mashtrime të tilla të Metës…Ilir Meta tregon se kufijte e zhytjes në krim nuk kanë kufi. Në fillim Meta tha se këtë e ka organizuar kunati i Berishës.

Videoja tregon qarte se…kush e kishte sponsorizuar Bamin”, tha Berisha. I cili bashkon dy videopërgjimet për të perifrazuar sipas tij “fytyrën e vërtetë prej krimineli të Ilir Metës”.

Një akuzë të tillë e ka përsëritur dhe jashtë sallës së Parlamentit për gazetarët, duke nënvizuar se e vetmja lidhje e Shkëlzenit me ngjarjet e vitit 2011, sipas Berishës ka qënë fakti se e përfshiu Meta duke iu lutur që të ndërhynte tek ai për të mos dhënë dorëheqjen.

“Po ka lidhje, se Ilir Meta mendon se djali im nuk…djali im të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati nuk ndërhyri, kaq ishte e gjitha puna, sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë. Kjo është puna”, tha ish-kreu i PD-së në atë kohë.

Sot Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të “mbrojtur shenjtërinë e Kushtetutës dhe për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e tyre”.

Historia politike në Shqipëri ka qënë gjithnjë e përmbysur, aq sa kriminelët bëjnë thirrje për qetësi dhe prosperitet dhe hajdutët për të ruajtur pasurinë e shqiptarëve.M.N-TemA

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In