• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Armiqtë” e dobishëm që prodhoi marrëveshja e Uashingtonit

06/09/2020
in Blog
A A
“Armiqtë” e dobishëm që prodhoi marrëveshja e Uashingtonit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar çfarë ka ndodhur në Uashington, shikoni reagimet e atyre që janë hidhëruar nga Marrëveshja.

E para është Rusia. Në një postim poshtërues, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, fyen rëndë Presidentin Vuçiç, për pozicionin e karriges ku ishte ulur përballë presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Debatet që pasuan fyerjen, tregojnë se takimi i Uashingtonit ka prodhuar një linjë ndarjeje mes Beogradit të Vuçiç dhe Moskës së Putinit, e cila mund të ketë pasoja afatgjata. Eshtë e qartë se në Moskë ka neveri për atë që ka ndodhur në Uashington, pasi jo vetëm që cënohen interesat ruse në rajon, në favor të Uashingtonit, por dhe bie rëndësia e Rusisë si ndërmjetëse në proceset mes Serbisë dhe fqinjëve në rajon.

E dyta është Turqia. Reagimi i Ministrisë së Jashtme turke, kundër vendimit të Kosovës, për të hapur një ambasadë në Jerusalem, ka rritur tensionin mes Ankarasë dhe Prishtinës, dhe ka kërcënime jozyrtare, deri në tërheqje të njohjes së Kosovës nga Turqia.

Argumentet e palës turke, kanë të bëjnë me ligjin ndërkombëtar që i jep një status neutral Jerusalemit më 1967, por në realitet ka të bëjë me aleancën e fortë turko- palestineze kundër Izrealit.

Palestina është vendi që nuk e njeh Kosovën, dhe që lufton pavarësinë e saj, dhe Turqia nuk ka mundur dot ta bindë për të kundërtën. Në këto kushte SHBA ka mundur të bindë Izraelin, ta njohë Kosovën, duke vulosur kështu se nga do të mbante sytë Kosova.

Acarimi i Turqisë, zbeh shumë perspektivën e raporteve turko- kosovare, sa i përket influencës turke në rajon, dhe është një test i fortë, nëse Kosova është interes real i Turqisë, apo një vend që që duhet të shërbejë si suplement për të kënaqur interesat e Turqisë.

E treta është Kina. Angazhimi i dy vendeve për të shmangur përdorimin e teknologjisë kineze 5G, është një ndërhyrje direkte në interesat ekonomke të Kinës në rajon, duke e futur rajonin zyrtarisht nën sferën e interesit edhe ekonomik amerikan. Po t’i shtosh dhe kushtëzimin që Rusia të mos furnizohet nga rrjeti energjetik rus i gazit, kjo bëhet dhe më e dukshme.

Një marrëveshje që ka shqetësuar aktualisht tre nga vendet më të fuqishme të botës, është një shenjë që tregon se marrëveshja ka prioritet instalimin e ndikimit amerikan në rajon, e cila është një garanci afatgjatë, që zgjidh dhe konfliktin Kosovë- Serbi.

Dhe e fundit ajo që ka rëndësi është se Bashkimi Europian, nuk ndjehet i shqetësuar nga marrëveshja. Ndryshe nga sa thuhej më parë se iniciativa amerikane po rivalizon Brukselin, kjo marrëveshje ka forcuar raportet mes Bruskelit dhe SHBA për rajonin dhe i ka bërë ato kompaktibële me njëra tjetrën.

Dhe kjo ka po aq rëndësi, sa armiqtë e mëdhenj, që ka prodhuar marrëveshja. Sa i përket të mërziturve në botën shqiptare, nuk ja vlen t’i përmendim se ata dhe ashtu nuk e kanë me SHBA dhe as me përmbajtjen e marrëveshjes, por me faktin që nuk janë pjesë e kësaj historie, të cilën në fakt u përpoqën ta largonin sa të mundnin.

E sigurt është, që në Uashington u forcua identiteti shtetëror i Kosovës dhe pavarësia e saj dhe u fitua një arbitër i fuqishëm dhe i drejtë për paqen afatgjatë me Serbinë.

Kjo është dita e duhur për t’u mërzitur nëse nuk do që Kosova të jetë e pavarur dhe e njohur ndërkombëtarisht. Rusia, Turqia, Kina dhe Palestina kanë nisur të mërziten. Ka dhe plot shqiparë të mërzitur, që të mos ndjehen vetëm këto të përloturit e mëdhenj të botës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In