• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Jam thuajse i vdekur…”! Infektohet nga Covid-19 ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, tregon si është gjendja e tij shëndetësore

06/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Jam thuajse i vdekur…”! Infektohet nga Covid-19 ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, tregon si është gjendja e tij shëndetësore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sociologu dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa është prekur nga Covid 19, ndërsa lajmin e bën të ditur vetë ai përmes një mesazhi që ka ndarë me miqtë e tij. Tarifa shprehet se këto ditë të përballjes me Covid 19 është pothuajse i vdekur në aspektin intelektual, ndërkohë që fatmirësish virusi nuk ka infektuar anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Postimi i diplomatit

“Kur ndodh te semuremi vuajme, sigurisht, por vuajtjet qe shkakton nje semundje e tille infektive jane te nje magnitude tjeter.

Vuajtja e pare ka te beje me friken qe virusin te mos ua japim njerezve te tjere, sidomos atyre me te cilet jetojme. Do te deshiroja ta vuaja une vete edhe dy apo tri here te tjera keta cfare po heq nga ky virus sesa ate ta merrte babai im i shtrenjte, burri i mire, i mencur, i urte, i drejte, i shenjte, Sevua 93 vjecar, i cili, fatmiresisht, keto dite, edhe pse i trembur, qendron stoik ne dhomen e tij.

Pandemia e ketij viti beri qe te anulloheshin dy udhetime te bukura qe kisha planifikuar kete verë. Per dike si une qe udhetimet i ka pjese te jetes se tij kjo, ne vetvete, ishte dicka e veshtire, por aspak me e veshtire sesa gjendja ne te cilen me ka vene kjo semundje.

Intelektualisht thuajse i vdêkur. Dhjete dite qe as lexoj, as shkruaj dot ndonje gje te kuptimte. Fatmiresisht, arrita te shkruaj parathenien e nje libri te mikut tim Ethem Ruka pikerisht diten qe u diagnostikova me covid (mission accomplished) por, fatkeqesisht, miku dhe kolegu im Enver Hoxhaj ne Prishtine, nuk arriti dot ta shkruaje ne kohe parathenien e nje libri qe une dhe Krisafi kemi bere gati per botim, pasi edhe z. Hoxhaj ra, njelloj si une, v.ktime e covidit.

I mbyllur ne karantine ne studion time, nuk do te deshiroja asgje me shume sesa nje kafe nga ato te zakonshmet me shoket e mi. 24 ore te dites dhe te nates jane nje kohe pafundesisht e gjate te perballohen ne shtrat, per shtate dite me radhe deri tani. Dhe, ndoshta, edhe per 7 ose 14 dite te tjera pas se sotmes.

Gezimet e dites? Cicerimat e zerit te djalit te djalit te madh, Sidritit, qe s’ka bere ende dy vjec dhe qe e degjoj tek perpiqet te artikuloje me ze te larte fjalet e para ne korridorin e gjate te shtepise. Nuk e kam pare per nje jave. Nga ana tjeter, vajza e djalit te vogel, Jonit, e cila, nga Haga, me sheh dhe me flet cdo dite ne video call, duke me thene: “Good morning” dhe, pastaj, “Bye Tosi” dhe shume “fjale” te tjera ne anglisht, hollandisht, shqip dhe indonezisht qe s’i marr vesh.

Mbi te gjitha, gjendjen shendetesore ma lehtesojne keshillat dhe ndihma e motres, Dhurates, e cila eshte vete mjeke, si dhe interesimi i motres tjeter, Drites, nga Toronto.

Por jane telefonat dhe mesazhet qe marr cdo dite nga shoket dhe miqte e mi me te ngushte, që interesohen te dine per gjendjen time shendetsore, ato qe ma bejne diten me te lehte. Sot, e djele, 6 shtator, my Health Bulletin per ta duket se do te jete me i mire. Te pakten tempreratura ka rene ne 36.5.

Ju uroj te gjitheve te ruheni sa mundeni qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj. Ju dua dhe ju jam mirenjohes per kujdesin qe keni treguar tere keto dite! Fatosi”.

Share205Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In