• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Fushata “amerikane” e Monikës

07/02/2020
in Blog
A A
Fushata “amerikane” e Monikës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa presidenti PE-së David Sassoli ngjiste shkallët e selisë së Partisë Demokratike për të zhvilluar takimin e rradhës me ish-opozitën, vendin e kryetares së LSI-së në atë takim e kishte zënë Klajda Gjosha. Kjo për faktin sepse Monika Kryemadhi sipas burimeve nga partia e saj “gjendej në SHBA, për një vizitë pune”.

Por ja që lajmi vjen më shpejt se era sot, dhe u mësua se Monika na paskësh nisur “fushatën elektorale”, duke mbledhur shqiptaro-amerikanët dhe duke i “sqaruar” ata, për situatën politike në Shqipëri.

Në prani të afro 300 të pranishmëve, të gjithë shqiptarë me banim në SHBA, Monika Kryemadhi ka përcjellë “mesazhe ndjese dhe pikëllimi”, që si politikane “është treguar e pavëmendshëm dhe indiferente për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemoragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit”.

Monika Kryemadhi u ka folur shqiptaro-amerikanëve, për “iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi”, dhe duke u premtuar atyre se “pas ardhjes në pushtet, ne do të ulim taksat, do të rrisim pagat, do të subvensionojmë bujqësinë, arsimin , shëndetsinë, ndaj të rinjtë duhet të kthehen në Shqipëri”.

Nuk dihet sepse në vajtjet e saj të shpeshta në SHBA, Monika Kryemadhi shpesh reklamon “fushatat” e saj me shqiptaro-amerikanë që jetojnë dhe punojnë atje prej dekadash. Në postimet e saj, dhe burimet nga selia e partisë saj, dalin informacione se “kryetarja Kryemadhi , ka zhvilluar takime të sukseshme në Nju-Jork me anëtarë të komunitetit shqiptar, duke sqaruar situatën politike në Tiranë, dhe duke i ftuar ata të rikthehen në atdhe menjëherë sapo pushtetin ta marrim ne opozita”.

Pra, Monika pasi ka “sqaruar dhe rigrupuar mbështetësit e saj” (që tanimë e kanë braktisur përfundimisht atë parti) në Shqipëri, tani po nis fushatën për të rikthyer, ata që kanë dekada që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur LSI dhe PD të marrin pushtetin. Në fakt , fushata e Monikës edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA, më ngjet me spektaklet e Cekes së Beratit, që në turet e tij jashtë vendit, duhet pranuar se ka patur sukses, por ama si aktor humori.

Duke u munduar të prezantojë një Shqipëri “ndryshe” , duke nxirë gjithçka dhe spekulluar me realitetin,dhe duke kujtuar se ata në SHBA, nuk janë në dijeni për asgjë, Monika Kryemadhi, po gajas së qeshuri të madh dhe të vogël në takimet e saj elektorale. E po, të ngrihesh nga Tirana dhe të nisesh për Nju-Jork, sepse duhet të “sqarosh politikisht” nja 300 bashkatdhetarë, për tu mbushur mëndjen atyre të “rikthehen në atdhe” sepse “unë Monika dhe Lulzimi po bëhemi gati të vijmë në pushtet”, kjo i kalon kufijtë e batutave të Cekes.

Monika, fushata në SHBA me 300 shqiptaro-amerikanët e Nju-Jorkut, nuk është njëlloj si fushata me banorët e Belshit. Mos i ngatërro “pa dashje” gjërat, por mundohu të fitosh të paktën 1 mandat deputeti (mandatin tënd) në 2021 në Shqipëri, për tu bërë e besueshme pastaj edhe me komunitetin e shqiptarëve të Nju-Jorkut.

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In