• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Listat e hapura sjellin zhvillime në politikë, Rudina Hajdari paralajmëron partinë e re, priten dhe dy forca të tjera politike nga opozita e re

24/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Listat e hapura sjellin zhvillime në politikë, Rudina Hajdari paralajmëron partinë e re, priten dhe dy forca të tjera politike nga opozita e re
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hapja e listave duket se do të sjellin zhvillime të reja në politikën shqiptarë. Në një kohë kur zgjedhjet parlamentare janë të afërta, ndryshimet në arenën politike kanë filluar që të ndihen.

Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare pritet t’i shtohen disa parti të reja, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Kështu, deputetja Rudina Hajdari, e cila prej kohësh e ka paralajmëruar krijimin e një partie të re, pritet që ta zyrtarizojë atë në vjeshtë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hajdari shprehet se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që të bëjë ndryshimin. Deputetja shprehet se beteja e gjatë për hapjen e listave u arrit falë mbështetjes së qytetarëve, duke shtuar se shumë shpejt ato do hapen edhe 100 për qind. “Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%.

Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore, e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit”, tha Hajdari.

Ja partitë e tjera që pritet të zyrtarizohen

Por nga ana tjetër edhe grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 2021. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare. Lëvizjet për krijimin e forcës së re politike, me protagonistë Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, kanë nisur pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave, ndryshime të cilat zbehin fuqinë e kryetarëve dhe rrisin rolin e kandidatëve.

Votimi me lista të hapura, i krijon mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvend. Ndërkaq, krijimin e një partie të re politike e kanë paralajmëruar publikisht edhe deputeti Ralf Gjoni, pjesë e listës së LSI, por që u sulmua nga partia e tij, pas vendimit për të marrë mandatin e deputetit. Por pak kohë më parë, edhe ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, me emrin “Poli i Tretë”, për të sfiduar PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Disa ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, një kundërshtare e përbetuar e Lulzim Bashës, ka bërë thirrje për krijimin e një force të re politike, por nuk ka sinjalizuar forcë politike nga ana e saj. “Ata (3-4 vetë) të zhytur në korrupsion e paligjshmëri, mbajnë peng një vend. Detyra e të rinjve është:- Të sfidojnë korrupsionin! Koha është për të vepruar.

Koha është për një lëvizje për ndryshim. Boll është boll”, tha Topalli pak kohë më parë. Ndërkaq, presidenti Ilir Meta, ka folur për një “front për demokracinë”, mesazh i cili është lexuar si një mesazh për krijimin e një partie të re politike, për shkak të dobësimit të LSI.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In