• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bujar Çela: Thirrjet e presidentit për revolucion dëshpëruese, Meta-Berisha përgjegjës për shumë krime, drejtësia duhet t’i prangosë ata

24/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Bujar Çela: Thirrjet e presidentit për revolucion dëshpëruese, Meta-Berisha përgjegjës për shumë krime, drejtësia duhet t’i prangosë ata
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka shpërthyer në akuza në adresë të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë të fundit thuajse në çdo reagim i bëjnë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të përmbysin qeverinë “Rama”.

Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Çela u shpreh se thirrjet e presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha për revolucion janë dëshpëruese, ndërsa i bëri apel prokurorisë që të vihet në lëvizje, duke çuar para drejtësisë këta 2 politikanë, pasi sipas tij, mbi ta rëndojnë shumë akuza dhe duhet të arrestohen.

“Pseudopresidentit i kanë hapur një garë për t’i siguruar një vend nderi në opozitën e ardhshme, se tani për tani e ka siguruar kohën e mbetur në Presidencë dhe kjo në varësi të punës që do bëjnë dy strukturat e piramidës në drejtësi.

Nuk mund të kërkojmë sjellje normale nga ky njeri, president, udhëheqës real i opozitës i kësaj opozite rrugë humbur. Të gjitha thirrjet e tij janë të përsëritura dhe të prodhuara nga lideri i tij shpirtëror, shoku Sali, të cilat dhe këtë radhë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë si dhe herët e tjera si dekreti i famshëm që do firmosej në mes të sheshit, do t’i sigurojnë dështimin me shumë sukses të radhës.

Ai është bërë për të ardhur keq se ka humbur rrugën njëherë e përgjithmonë. Në këtë rrugë, garë ka vetëm me të çmendurin që ka vite që e fiton po idhullin e tij Sali Ramë Berishën. Këto thirrje janë antikushtetuese dhe një akt akuzë e pastër ku strukturat e drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet t’i bëjë më sehir, por duhet të urdhërojë prangosjen e tij”, deklaroi ai.

Më tej deputeti i PS, Bujar Çela u shpreh besimplotë se qytetarët shqiptarë do t’i japin një mandat të tretë Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. “Motorët e Partisë Socialiste nuk rindizen, por ata nuk fiken asnjëherë. Ne jemi gjithmonë në punë me njerëzit për njerëzit dhe bashkë me ta, si aleati jonë më i mirë i zgjedhur përfundimisht që në Qershorin e 2013-tës dhe bashkërisht punojmë çdo ditë dhe po bashkë do sigurojmë fitoren e radhës në vitin 2021.

Kanë shumë arsye pse duhet të na besojnë, ka shumë punë të bëra në të gjithë territorin nga jugu në veri si dhe punët që vazhdojnë të bëhen me ritme nga më të lartat! Kështu që populli duhet t’i besojë vetes si aleati i kësaj qeverie dhe i Partisë Socialiste. Nuk besoj se ka nevojë për ta provuar me shije të floririt të Kërrabës, Gërdecit, 21 Janar apo çmenduritë e dyshes kriminale Berisha- Meta dhe thirrjet e tyre ogurzeza etj., etj. që vetë qytetarët i kanë në memorien e tyre pa harruar dhe 1997-ën”, nënvizoi deputeti i PS, Bujar Çela.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In