• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha lë në pritje Kryemadhin: Demokratët të lëkundur për të shkuar me listë të përbashkët në zgjedhje, baza kategorike kundër LSI

21/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha lë në pritje Kryemadhin: Demokratët të lëkundur për të shkuar me listë të përbashkët në zgjedhje, baza kategorike kundër LSI
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Gazeta e ka deklaruar më parë se përplasjet dhe divergjencat brenda opozitës janë shtuar ndjeshëm, por këto sherre kanë arritur kulmin ditët e fundit.

Gazeta ka mësuar se shkaku kryesor që ka sjellë këtë përplasje mes PD dhe LSI është fakti se kryedemokrati Lulzim Basha ka lënë në pritje Monika Kryemadhin sa i takon bashkëpunimit me këtë forcë politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mësohet se Basha deri më tani ka shprehur interes që të çojë përpara bashkëpunimin me aletatët e tij tradicionalë si kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, etj., por për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk ka vendosur akoma se si do të veprojë.

Madje, duke qenë se ndryshimet kushtetuese të votuara në 30 korrik i hapin rrugë hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve, Basha po shikon mundësinë që disa nga besnikët e tij, aleatët pritet të përfshihen në listën e Partisë Demokratike, në mënyrë që t’ju sigurojë atyre futjen e sigurtë në Parlament. Pra, në një farë mënyre Basha pritet që të dalë me një listë të përbashkët me aleatët e tij tradicionalë, në mënyrë që ata të mos mbeten jashtë Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Megjithatë, kjo praktikë nuk është e panjohur, pasi PD e ka aplikuar edhe më parë në zgjedhje, duke përfshirë në listat e saj krerët e partive aleate.

Basha i lëkundur për të shkuar me listë të përbashkët me LSI

Por ndryshe nga qasja që pritet të ketë me aleatët e tij tradicionalë sa u takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, demokratët duken të lëkundur për të shkuar me listë të përbashkët në zgjedhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mësohet se arsyeja kryesore që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë në pritje Kryemadhin, është procesi i nisur i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet që ka nisur selia blu.

Po ashtu, mësohet se një pjesë e zyrtarëve të PD dhe anëtarësisë i kanë kërkuar Bashës që nuk ka pse përfshin në listat e Partisë Demokratike emra nga LSI, pasi PD dhe baza i ka bërë propozimet e saj dhe tanimë janë në pritje të vendimit final që do të marrë komisionin i ngritur në selinë blu. Pra, sipas informacioneve mësohet se baza nuk e do përfshirjen e LSI në lista të përbashkëta, në një kohë që ajo ka propozuar mjaft emra dinjitozë që mund të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, këto shqetësime dhe kërkesa i kanë artikuluar edhe në takimet e fundit të strukturave të PD në të gjithë vendin.

Baza kategorike kundër LSI

Mirëpo nga ana tjetër gazeta ka mësuar edhe disa detaje të tjera se përse demokratët janë të lëkundur për të shkuar me listë të përbashkët në zgjedhje. Mësohet se baza demokrate teksa është shprehur kundër bashkëpunimit dhe koalicionit me partinë e Kryemadhit, janë shprehur se me këtë forcë politike ka më shumë gjëra që i ndajnë se sa e bashkojnë. Madje, duke qenë se vitin tjetër pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, demokratët janë shprehur se një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim do ta dëmtonte tej mase Partinë Demokratike, pasi për ta LSI është një parti që shkon nga fryn era dhe se asaj nuk duhet që t’i zihet besë.

Megjithatë, mësohet se për demokratët kjo është një strategji e mirëmenduar, pasi në rast se ata dalin forcë e parë në zgjedhje dhe nuk kanë nevojë që të kenë ndihmën e partive të tjera për të formuar qeverinë, shanset e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë zero. Pra, demokratët nuk e duan një bashkëpunim me LSI, pasi kjo e fundit do ta përdorë këtë raport për interesat e saj./RIGELS SELIMAN

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In