• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputetja Malo i përgjigjet LSI: Turp palaço! Gjithë shteti u angazhua në Kakavijë, kurse ju “cicërinit” duke i parë nga dritaret e mediave, që jeni pronar vetë

18/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Deputetja Malo i përgjigjet LSI: Turp palaço! Gjithë shteti u angazhua në Kakavijë, kurse ju “cicërinit” duke i parë nga dritaret e mediave, që jeni pronar vetë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo i është përgjigjur dje ashpër nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili sulmoi qeverinë sa i takon situatës së krijuar në Kakavijë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malo i është përgjigjur Vasilit duke i thënë dhe kujtuar se shteti ishte angazhuar i gjithi për të zgjidhur situatën. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Vasilit dhe opozitës që të mos e përdorin çështjen politikisht.

“Titi godet. Sot, tregoi se është ai dhe “shokët” pranë shqiptarëve, vetëm ata, se nuk ikin me pushime ata. Po çfarë mund të gjeni tjetër për protagonizëm vallë?

Titi, “Tavteli” e shokët, “mjekë” që nuk i pamë si mjekë kurrë, kur kishte nevojë shqiptari i thjeshtë, në rrugë nga tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe pandemitë!! Për cilat pushime po flet, ato që çdo qytetar i ka hak pranë familjes, kur punon dhe investon çdo minutë tjetër të ditëve, gjatë gjithë vitit? Po ti ku ishe vetë këto ditë, e “shokët” e tu, që banojnë aq afër radhëve të gjata të ditëve të shkuara, po veç i shihnin radhët e gjata nga dritarja e dolën pastaj “cicëruan” në dritaret e mediave që janë pronarë vetë”, ka deklaruar Malo.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, deputetja socialiste është shprehur se ajo që ka bërë qeveria ka qenë detyra dhe humanizëm, asgjë më tepër. Më tej ajo ka shtuar se të gjitha strukturat e qeverisë ishin aty pa bërë fare pushim. “Por, jo mor “zotëri” jo! Asgjë më shumë se humanizëm, pa detyrim e detyrë! Shtabe nuk pashë thua! Po ku ti shohësh, nuk duken nga plazhi!

Biseda e komunikime nuk pashë thua… po ku do t’i shohësh, në cilat reklama do të ti publikojmë? Të garantoj unë, që të dukem e re, e parëndësishme, e pafuqishme, e vogël. Ishim aty, të gjithë, pa pushuar fare! Në krah dhe mbështetje të njerëzve, të cilët për arsye të ndryshme, që ti nuk ke nga ti dish se nuk i takove kurrë, u gjendën në një ngërç!

E isha dhe unë, po dhe shumë si unë, që lamë mënjanë akoma edhe hallet tona personale jetike, pale më plazhet, e i dhamë prioritet situatës! E midis të tjerësh ishim edhe ne që disponojmë edhe pasaporta greke edhe ata që disponojnë vetëm shqiptare, por edhe me disa nënshtetësi të tjera dhe vuajtëm po njësoj, sepse nëse të kujtohet, po vuajmë një pandemi botërore pa dallim feje, krahine e origjine!! Sepse jemi të gjithë të prekshëm njësoj sot”, ka deklaruar deputetja socialiste, Artemis Malo në rrjetet sociale.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In