• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Përballja në Mesdhe, Erdogan: Nuk do të tërhiqemi! Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit

16/08/2020
in Bota
A A
Përballja në Mesdhe, Erdogan: Nuk do të tërhiqemi! Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sanksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe, ku ajo dhe Greqia, anëtare e BE-së, janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë të premten pas një takimi të kërkuar nga Athina, se veprimet e Ankarasë, ishin antagoniste dhe të rrezikshme. Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë janë shtuar këtë javë, pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

“Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit. Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Presidenti Erdogan në qytetin verilindor të Rizës. Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht, shtoi ai.

Ajo është rrethuar nga fregatat greke dhe të mërkurën anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë. Ministrat e Jashtëm të BE-së biseduan në një videokonferencë të premten dhe thanë se lëvizjet e marinës turke do të shkaktonin “rritjen e gjasave për incidente të rrezikshme”.

Ata thanë se keqësimi në marrëdhënien me Turqinë, po sillte pasoja strategjike të gjera për të gjithë Bashkimin Evropian, përtej Mesdheut Lindor. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, kanë qenë shpesh të mbushura me tensione. Mosmarrëveshjet kanë pasur të bëjnë që nga kufijtë e pjesëve të nënujore në det dhe hapësirës ajrore, e deri tek ishulli i ndarë në vija etnike i Qipros. Në vitin 1996, dy vendet pothuajse hynë në luftë lidhur me përkatësinë e disa ishujve të vegjël të pabanuar në Detin Egje.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In