• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

VIDEO virale / “Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë”: Gazetari gozhdon Donald Trump-in, që humbet toruan

14/08/2020
in Bota
A A
VIDEO virale / “Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë”: Gazetari gozhdon Donald Trump-in, që humbet toruan
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, dhe gazetarit Xhonatan Suen është bërë viral pikërisht për faktin se presidenti amerikan këmbëngul se vendi i tij ka të dhënat më të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të botës për sa i përket pandemisë së koronavirus, shkruan abcnews.al.

Por gazetari e vë në dijeni se janë një mijë amerikanë në ditë që humbin jetën si pasojë e koronavirus, dhe se ai u ka dhënë një ndjesi të rreme sigurie amerikanëve duke pretenduar se e ka situatën nën kontroll.

Madje, gjatë intervistës gazetari i tha Trump-it se kishte vepruar me kokën e tij duke mos pyetur për profesionistët.

Trump këmbëngul se vendi ka një numër të ulët vdekjesh në krahasim me rastet, por kur Suan theksoi se numri i vdekjeve duhet të krahasohet me popullsinë, kreu i Shtëpisë së bardhë u shpreh se ai nuk mund ta bënte këtë ….

Donald Trump: Ka nga ata që thonë se ju mund të kryeni shumë teste. A e dini këtë?

Jonathan Swan: Kush e thotë këtë?

Donald Trump: Vetëm lexo manualet, lexo librat.

Jonathan Swan: Manualet?

Donald Trump: Lexo librat.

Jonathan Swan: Çfarë manualesh?

Donald Trump: Lexo librat.

Jonathan Swan: Çfarë librash? Ju kam mbuluar për një kohë të gjatë. Kam shkuar në takimet tuaja elektorale. Kam folur me njerëzit tuaj. Ata të duan. Ata të dëgjojnë. Degjojnë çdo fjalë që thoni.

Varen nga çdo fjalë e juaja. Ata nuk më dëgjojnë mua, apo median, apo dr. Faucin. Ata mendojnë se ne japim lajme të rreme. Ata duan të marrin këshilla nga ju. Në këtë mënyrë kur ata të dëgjojnë të thuash se çdo gjë është nën kontroll, apo të mos shqetësohen për të mbajtur maska…

Dua të them, këta njerëz shumë prej tyre janë të moshuar.

Donald Trump: Cili është përkufizimi juaj për kontrollin?

Jonathan Swan: Z. president..

Donald Trump: Po, sipas rrethanave

Jonathan Swan: Është si t’u japësh atyre një ndjesi të rreme sigurie

Donald Trump: Po, në këto rrethana.., pikërisht në këtë moment, unë mendoj se situata është nën kontroll, dhe do jua them se pse

Jonathan Swan: Si? Po vdesin një mijë amerikanë në ditë. Ju nuk pyetët për ekspertët, i morët vendimet vetë…

Donald Trump: Ata po vdesin, është e vërtetë. Dhe kjo qëndron është ashtu si është. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk po bëjmë çdo gjë që mundemi. Kur unë mora gjërat në dorë, ne nuk kishim asnjë test. Aktualisht, për të qenë të drejtë.

Jonathan Swan: Pse duhej të kishit një test?

Donald Trump: Nuk kishte asnjë test për këtë.

Jonathan Swan: Virusi nuk ekzistonte

Donald Trump: Më fal, po e thoja këtë.

Jonathan Swan: Si do mund të kishte pasur një test?

Jonathan Swan: Numri i vdekjeve po rritet aktualisht. Janë një mijë humbje jete në ditë.

Donald Trump: Nëse shihni numrin e vdekjeve…

Jonathan Swan: Po, numri po rritet sërish, vdekjet ditore.

Donald Trump: Ja të shohim pak. Hidhi një sy disa prej këtyre grafiqeve.

Jonathan Swan: Do më pëlqente shumë ta bëja.

Donald Trump: Tani do t’i shohim.

Jonathan Swan: Le t’i shohim.

Donald Trump: Nëse ju shihni vdekjet për ….

Jonathan Swan: Po rriten sërish shifrat.

Donald Trump: Pikërisht këtu, tregohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shifra të ulëta në shumë kategori. Ne kemi shifra më të ulëta se pjesa tjetër e botës.

Jonathan Swan: Më të ulëta se pjesa tjetër e botës?

Donald Trump: Kemi shifra më të ulëta se Europa

Jonathan Swan: Çfarë do të thotë kjo? Në çfarë kemi shifra më të ulëta? Në çfarë?

Donald Trump: Hidhi një sy. Pikërisht këtu. Këtu janë rastet e vdekjeve.

Jonathan Swan: Ah, ju po i trajtoni vdekjet në krahasim me rastet. Unë po flas për vdekjet në krahasim me popullsinë. Është kjo pika në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë keq. Shumë më keq se Korea e Jugut, Gjermania etj.

Donald Trump: Ti nuk mund ta bësh këtë!

Jonathan Swan: Pse nuk mund ta bëj këtë?

Donald Trump: Ti duhet të shkosh sipas këtyre, ja shihe ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti duhet të ecësh sipas rasteve. Rastet e vdekjeve.

Jonathan Swan: Pse jo në krahasim me popullsinë?

Donald Trump: Kur ne kemi dikë, ajo që thuhet kur ju keni dikë që ka koronavirus, atëherë ky është një rast. Njerëzit që jetojnë nga këto raste.

Jonathan Swan: Është sigurisht një statistikë e rëndësishme të thuhet se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një X popullsi dhe një X përqindje vdekjesh nga ajo popullsi në krahasim me Korenë e Jugut.

Donald Trump: Jo, sepse ti duhet të ecësh sipas numrit të rasteve.

Jonathan Swan: Le të shohim Korenë e Jugut për shembull. 51 milion banorë dhe 300 vdekje. Është një cmenduri krahasuar me …

Donald Trump: Ti nuk e di këtë.

Jonathan Swan: Ju mendoni se Korea e Jugut po falsifikon statistikat e saj?

Donald Trump: Nuk dua të futem në këtë temë pasi kam një marrëdhënie shumë të mirë me atë vend. Por ti nuk e di atë.

Jonathan Swan: Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë, por unë e kuptoj se me rastet është ndryshe.

Donald Trump: Jo, por ti nuk e po e raporton në mënyrë korrekte Jonathan.

Jonathan Swan: Unë mendoj se po!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In