• Kontakt
Friday, September 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nikoll Le(h)si si antarë mjeranëve pushtetëhumbur sulmon sivëllezërit për Blushin: Rrëzoni Ramën jo shkrimtarin e madhe Ben

09/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nikoll Le(h)si  si antarë mjeranëve pushtetëhumbur sulmon sivëllezërit për Blushin: Rrëzoni Ramën jo shkrimtarin e madhe Ben
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Lesi ka marrë në mbrojtje Ben Blushin në lidhje me sulmet që i bëhen, sipas Lesit, nga mediat pranë opozitës si dhe vetë opozita.

Në shkrimin e tij Lesi shprehet se në vend që opozita të merret me Edi Ramën dhe ministrat e tij që po shkatërrojnë Shqipërinë, që po vjedhin pa hesap, të cilët po sajojnë çdo ndryshim kushtetues vetëm që ti marrin zgjedhjet në tavolinë; ata, opozita ka drejtuar topat kundër Ben Blushit.

“Ben Blushi është drejtues i një media të madhe, sot. Ka qenë gazetar dhe një ndër drejtuesit më profesionistë e kurajoz të gazetës më të madhe shqiptare në këto 30 vitet e pluralizmit, KOHA JONE.

Më pas, si çdo njeri i lirë në këtë botë, ka zgjedhjet e tij. U fut në PS dhe punoi për një të majtë krejt ndryshe nga kjo që sot është kthyer në shërbetore e Rilindjes. Dha dorëheqjen nga shef i grupit parlamentar të PS-së, kur disa deputetë socialistë votuan kandidatin e Berishës si President Republike. Insistoi deri në përplasje me Edi Ramën në PS duke kërkuar rregulla loje të barabarta dhe të gjithëpranuara, ku i kërkoi Ramës që duhet dhënë dorëheqje kur humbet zgjedhjet.

Edi Rama nuk pranoi, kjo tashmë dihet. Blushi zgjodhi një siglë të re politike, me shpresën se ky popull do hapte sytë e nuk do të ishte militant deri në deje apo me shpresën se nuk do të blihej me një thes miell apo 100 euro votën nga bandat. Dhe dështoi në Tiranë, jo për fajin e tij. Emancipoi politikën, aqsa mundi dhe prej disa vitesh u kthye në media.

Si çdo njeri që mendon se ku mund ta gjejë veten më mirë, edhe ai në media zuri vend, pothuaj përfundimisht. Shkroi libra me shumë se sa tenderat që bëri Rilindja duke vjedhur!

E papritur, ai, pra Ben Blushi, gjendet në një furi shigjetash nga opozita. Në vend që opozita të merret me Edi Ramën dhe ministrat e tij që po shkatërrojnë Shqipërinë, që po vjedhin pa hesap, të cilët po sajojnë çdo ndryshim kushtetues vetëm që ti marrin zgjedhjet në tavolinë; ata, opozita ka drejtuar topat kundër Ben Blushit. E për dreq edhe duke ndihmuar direkt konkurentët e tij mediatikë, të cilët kanë prova që e lenë opozitën në baltë e kalojnë përherë me pushtetet.

Natyrisht që Blushi ka të drejtë ta orientojë median që drejton si e mendon më mirë dhe përkrah apo kritikon forcat politike, të cilat janë linja editoriale e tij.

Edhe unë jam pozicionuar, hapur dhe qartë pro opozitës, sepse nuk dua një pushtet rilindas uzurpues të drejtave dhe lirive, edhe të mijave!

Opozita dhe njerëzit e saj duhet të kenë strategji me zjarr të përqëndruar drejt Rilindjes dhe shefit të qeverisë, pasi çdo spostim shenjëstre veçse sa ç’orienton.

Ben Blushi nuk është përfekt, as përfaqësuesi i Zotit në tokë! Ai nuk është më as deputet, as ministër; asgjë në shtet. Ka median e tij që ia kanë besuar dhe punon, sipas linjës editoriale që ka miratuar.

Por të merresh me një njeri, që natyrisht ka fuqi të madhe mediatike, dhe ta kthesh në armik të madh, kur ai nuk të do armik, mbetet edhe si taktikë e pazgjuar momentale, aq më tepër kur po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare më të vështirat në këto 30 vite. Nëse nuk e do, të paktën lëre neutral!“- shkruan Lesi. (TemA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In