• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

01/08/2020
in Blog
A A
Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të ndryshojë pas çdo beteje me të.

Fabula më e qëndrueshme ndaj tij është se ai është një i përkëdhelur i perëndimorëve në Tiranë dhe Ballkan. Kjo është një fabul e besueshme edhe pse jo tërësisht e vërtetë. Më shumë se sa i përkëdhelur i tyre, ai është një lider që mban hapur komunikimin me ta dhe ja del të mos i bëjë kurrë kundërshtarë.

Por këtu ka vend për spekullime dhe mund ta mbash si “kalë beteje”. Fatos Lubonja për shembull ka vite që e ka këtë tezë dhe nuk e ndryshon kurrë. Ai ka bindjen se Perëndimi e mbështet Edi Ramën se është indiferent për Shqipërinë dhe nuk do që të humbasë kohë me problemet e brendshme.

Nga ana tjetër opozita zyrtare, sidomos Basha, përpiqet të bëjë betejë në fushën e Edi Ramës. Ai lufton me tezën, se Perëndimorët nuk duan Ramën, por duan atë më shumë. Ka vite që tenton ta forcojë këtë tezë, por në çdo betejë me Ramën, ai humbet pikërisht se humbet mbështetjen Perëndimore. Kështu i ndodhi me Reformën në Drejtësi, kështu i ndodhi me çadrën, kështu i ndodhi me djegien e mandateve, kështu i ndodhi me zgjedhjet lokale që bojkotoi dhe po kështu i ndodhi me ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse për një moment ai mendoi se kishte erën në favor dhe bëri “kalë beteje” mbështetjen perëndimore kundër Ramës, në fund nuk ja doli as të ndalte ndryshimet, as të merrte mbështetje për atë që humbi.

Ilir Meta ndryshe nga Basha ju nis një rruge më radikale. Ai vendosi të ishte “sovranist” dhe ti tregonte vendin Perëndimit. E nisi këtë gjë me Reformën në Drejtësi por në fund u tërhoq. Më pas me dështimin për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shtyrjen më 13 tetor, ai u bë i qartë.

Ai është Presidenti i parë i këtij vendi që ka folur hapur kundër Perëndimit, ka sulmuar fizikisht ambasadorin e OSBE me militantë të tij, ka akuzuar dhe shantazhuar diplomatë të Bashkimit Europian për skandale të sajuara seksuale, ka bërë thirrje për një “Republikë të pavarur nga ambasadorët”, ka hedhur idenë e një grupimi të ri politik, nacionalist anti-Perëndimor etj.

Dhe dukej se po konsolidohej në këtë drejtim, kur fare papritur javën që shkoi, u bë “pro Perëndimor”, dhe akuzonte Edi Ramën se është si Haxhi Qamili, që pyeste për Shijakun e Ndroqin dhe jo për Austrinë dhe Francën.

Tani i është kthyer sërisht tezave kundër Perëndimit, por prap gjen rast të citojë ngjarje të OSBE kundër fuqizimit të Edi Ramës si “autokrat”.

Në gjithë këtë konfuzion taktikash pro dhe kundër Perëndimit vetëm për të rrëzuar Edi Ramën, opozitarët tanë, kanë arritur vetëm një sukses që të bëhen të pabesueshëm tek Perëndimi, duke ja falur atë Edi Ramës.

Tani ata duhet ta ndajnë mendjen, nëse Edi Rama duhet sulmuar si njeri që e mbështet Perëndimi, apo që përdor Perëndimin, apo si njeri kundër Perëndimit. Mund të zgjedhin njërën prej tyre, e të vazhdojnë betejën, se me kaq shumë versione që ata sulmojnë raportet e Edi Ramës me Perëndimin, ata nuk do t’ia dalin dot, as të prishin Ramën me Perëndimin, as të rregullojnë punët e tyre me Perëndimin. Thjeshtë shpërdorojnë një mit politik, që tek shqiptarët funksionon ende, që është mbështetja e Perëndimit për liderat në Shqipëri.

Kur ta ndajnë mendjen dhe të jenë të qartë për këtë, mund ta kenë më të lehtë me Edi Ramën. Kurse kështu siç sillen, duke e akuzuar një javë si manekin të Perëndimit, e një javë si armik të Perëndimit, bezdisin dhe opinionin publik dhe Perëndimin si njerëz jo serioz. Dhe e bëjnë Edi Ramën të ngjajë aq shumë serioz, sa mund të urrejë dhe veten për këtë shkak.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In