• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur!

26/07/2020
in Blog
A A
Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD.

Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj.

Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.

Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi, i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze.

E para, po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidat të mundshëm.

E kuptoj që është proces fallco, ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces fallco bën dëm, kur bëhet fjalë për një hap të madh, siç janë listat e hapura.

Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur.

Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërisht i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurrimi real, nëse dëshiron të kesh produkt.

Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëjë dëm serioz, pasi shumë vetë e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit.

Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefinën etj.

Në këtë prizëm, serioziteti me të cilin PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstruoziteti me të cilin i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësojë dhe më keq garën, pasi do t’i ofrojë shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare.

Nga ana tjetër, ky proces kështu siç po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.

Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtetë. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh për ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori.

Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli.

Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In