• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Kur kërkojnë në Brazil e Afrikë, pse mos të fokusohemi në Shqipëri”, media kroate jehonë “bandës së shqiptarëve” që luajnë te Lokomotiva e Zagrebit

26/07/2020
in Diaspora, Sport
A A
“Kur kërkojnë në Brazil e Afrikë, pse mos të fokusohemi në Shqipëri”, media kroate jehonë “bandës së shqiptarëve” që luajnë te Lokomotiva e Zagrebit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndërsa të gjithë të tjerët po kërkojnë të huaj në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva zbulon në Shqipëri e Kosovë”.

Ky është titulli i një artikulli të “24sata.hr”, që vë në qendër të vëmendjes Lokomotivën e Zagrebit, skuadrën që mbrëmë për herë të parë siguroi pjesëmarrjen në Champions League.

Protagonistë shqiptarë, Besnik Prenga jashtë fushe, dhe më pas Uzuni, Kastrati, Çokaj, Mersinaj e Tuci në fushë me gola e asiste.

Vendi i dytë në kampionatin kroat dhe një shuplakë për të gjithë, sikurse shkruan media kroate në artikullin e gjatë të saj.

“Lokomotiva fitoi 8 milion euro nga shitja e Ivanusec, Kastratit, Uzunit dhe Jakic, arriti një rezultat fantastik, ndërsa klube të tjera duan edhe Grbic, Tolic e Çokaj. Dhe fëmijë të tjerë pritet të vijnë…”, vijon artikulli, që vlerëson sistemin e skautimit, që ka bërë të mundur që fanellën e Lokomotivës ta veshin shumë të talentuar, që më pas shiten. Një pjesë te Dinamo Zagreb…

Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Shqipëri e Kosovë, ky është pellgu ku Lokomotiva që po e vëzhgon më së shumti dhe kemi të bëjmë me një histori suksesi. “Nëse shikojmë ekipin me të cilin Lokomotiva arriti vendin e dytë, nuk ka yje të mëdhenj. Ivo Grbic ishte refuzuar nga Hajduk, ka katër shqiptarë (Mersinaj, Ccokaj, Uzuni dhe Tuci), një dardan (Kastrati) dhe lojtarë të tjerë që në Kajzericu nuk kanë mbërritur si yje”, vijon artikulli, që rreshton edhe emra të tjerë të marrë në Kroaci e Bosnje Hercegovinë.

Analiza nuk ndalet me kaq: “Të gjitha klubet e ligës së parë mund t’i gjenin këta futbollistë, por Lokomotiva i gjeti. Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer me Besnik Prengën, përgjegjës për zbulimin e lojtarëve në Shqipëri. Po, Lokomotiva mund të thuhet se ka akademinë e vet atje. Vetëm nga Uzuni dhe Kastrati marrin 3.8 milion euro këtë verë. Nëse shtohet edhe transferimi i Jakic, të ardhurat e grumbulluara shkojnë në 5 milion euro”.

Lokomotiva ndër vite ka zbuluar lojtarë, mes tyre edhe Marcelo Brozovic, edhe pse shumë flitet për ndikimin e Dinamo Zagreb në këtë klub. Ndër të tjera, në artikullin e “24sata” vihet në dukje që Lokomotiva rivalizoi me Osijek, që ka marrë prej tyre Eros Grezda e Petar Bockaj, ndër lojtarë më të mirë. U shet më të mirët dhe i lë pas…

Klubi kroat do të shesë sërish lojtarë edhe këtë verë, por sërish do gjenden lojtarë për t’i zëvendësuar dhe për sjellë në të ardhmen të ardhura të rëndësishme në klub. “Lokomotia është dëshmia se të huajt nuk duhen kërkuar në Argjentinë, Brazil apo Afrikë, lojtarë me cilësi mund të gjenden edhe më lirë në Shqipëri, Kosovë e Bosnje Hercegovinë. Mjafton dikush t’i njohë”, mbyllet artikulli i kushtuar Lokomotivës së Zagrebit.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In