• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Brekët ngjyrë bezhë të Gjin Gjonit

23/07/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Brekët ngjyrë bezhë të Gjin Gjonit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane

1./Viti i largët 1993

Ulur më bythë mbi rërën e Adriatikut, e mbaj mend për herë të parë. Kundronte i zënë në faj shokët dhe shoqet e tjera mbledhur nga të katërta polet e vendit tek laheshin në det. Me propozim të Abdi Baletës, idea e të cilit ishte bërë realitet, presidenti i kohës Sali Berisha ia kishte lenë kopilin në derë Kreshnik Spahiut për ti diplomuar juristë brenda një afati të llahtarshëm kohor, vetëm 6 mujor. Hanin, pinin, studionin, palloheshin dhe rrinin pa larë qyl fare me paratë e taksapaguesve të vobektë të vitit 1993 në një prej rezorteve publike pranë plepave të famshëm të Durrësit.

Unë u ndodha rastësisht atë gusht të nxehtë për të takuar një nga shoqet e mia të forumit rinor të PD-së e cila edhe ajo, ishte duke studiuar ligjësinë në fakultetin më të çuditshëm që kontinenti ynë ka njohur ndonjëherë.

Dhe le të kthehemi te rëra e pastër buzë detit të pastër të asaj kohe. Ai vazhdonte të shikonte horizontin dhe shokët tek klithnin dhe notonin si në ekstazë. Nuk kishte qenë asnjëherë kaq pranë detit. I zhveshur, vetëm me brekët e bardha ngjyrë bezhë që mbante çdo ditë, trupi i tij i bardhë e pa qime skuqej çdo sekondë nga rrezet e atij dielli kapriçoz i cili nuk e njihte fare këtë lloj lëkure. Unë teksa zhvishesha për vete e pyeta me bluzën ndër krahë e cila mu ngatërrua mes kokës:

-Po Silva në det është?

-Po, ja tek është duke notu-u përgjigj bardhoshi dhe ngriti kokën të më shikonte në sy. Sa i gjatë keke ti!?

-U habit kësaj here dhe pyeti sërish:

-Po me notu din ti?

-Pooooo, iu përgjigja gjatasi. E kam mësuar në Vjosë!

Ec lau dhe ti!-e urdhërova sepse mu dhimbs tek rrinte i vetëm nën diell si dordolec i një are të braktisur plot misër.

-Nuk di me notu!-uli kokën si fajtori para një gjykatësi dhe ndjenja e turpit iu kolovit me një tjetër pyetje:

-Keke dhe me lesh nga këmbët?-dhe sytë i hidhte herë nga këmbët e mia dhe herë nga shalët e tija të bardha dhe pa pigment.

-Paske oreks për muhabet-ia ktheva. Kam ardhur në Durrës të takoj Silvën dhe Adriatikun.

-Nuk kena Adriatik në kurs ne, e ke ngatërru-ia befi sërish ndërsa unë tek nisa të vrapoj i gëzuar mes dallgëve i bërtita për të fundit herë:

-Kam ardh të takoj Adriatikun, detit, detin oooo njeri-dhe u krodha si i çmendur mbi dallgët që shëtisnin mendjemëdha sa afër aq edhe larg bregut ku rrinte i vetëm një nga “yjet” e ardhshëm të gjyqësorit shqiptar, Gjin Gjoni.

2./ Biri i partisë

27 vjet më pas, gjykatësi bjond me brekët bezhë iu avit e iu qurravit drejtësisë shqiptare derisa e qelbi dhe e ndryshku.

Mëkatar dhe simbol i një enturazhi pengmarrësish që me vendimet e tyre gjyqësore vdiqën të gjallët, rivranë të vdekurit, shpartalluan pronat, vodhën normalitetin e së nesërmes kombëtare rishfaqet përsëri jo me pranga në duar por me një trampolinim tjetër.

Gjin Gjoni, gjykatësi i nëmur i tranzicionit kërkon të kandidojë si deputet në zgjeshjet e ardhshme parlamentare nën siglën e opozitës.

Maskarallëku këtu fillon serialin e dytë. Për monstrën Gjoni nuk më vjen keq, ndjej neveri por më dhimbset opozitarizmi shqiptar tek siguron përsëri humbjen me kandidatura të tilla.

Ja pra, nëse opozita vjen para nesh me emra të tillë mos më thoni që Lul Basha nuk ndjek këshillat e Edi Ramës.

Është pjesë e marrëveshjes për një mandat të tretë socialist edhe lista e deputetëve të opozitës. Opozitë me brekë ngjyrë bezhë si të Gjinit, opozitë me pasuri të frikshme si të Gjonit.

Fli opozitë, fli. Fli dhe mos i ndërro brekët!

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In