• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Video/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i Niko Peleshit duke e lyer hundën me bojë

22/07/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Video/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i Niko Peleshit duke e lyer hundën me bojë
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në media sot ka qarkulluar një foto e koleksionistit Gjergji Thimio i cili duket i gjakosur tek hundët.

Pas publikimit të kësaj fotoje, ka pasur shumë reagime nga politika, ndërsa shumë personazhe kanë thënë se kunati i Niko Peleshit e ka goditur Gjergji Thimion, pas denoncimeve që ka bërë kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me një dënim në Francë, sipas tij, për vjedhje ikonash.

Gjithësesi denoncimet e Gjergji Thimios për trafik ikonash, etj, janë një histori tjetër, por CNA.al bëri disa verifikime, nga të cilat Zoti Thimio, më shumë sesa një denoncues apo një person i dhunuar, duket se bën kallëzime të reme dhe gënjen opinionin publik për të qënë pjesë e tregut mediatik, apo për të përfituar ndoshta nesër politikisht.

Një burim zyrtar nga policia i tha CNA.al se është e disata herë që Thimio bën këllëzime dhe denoncime të rreme. Pa e prekur askush, pa pasur asnjë rrahje, provokon, shan dhe gënjen njerëz të tjerë, ushtron presion dhe pastaj kruan hundët për t’i gjakosur, bën dhe foto, e del e akuzon se e kanë rrahur apo goditur.

Por, sot mesa duket është teknologjia që e nxjerr zbuluar Gjergji Thimion. Këtë herë CNA.al ka mundur të sigurojë një video, sepse në Pazarin e Korçës, kudo që të vërtitesh baret dhe kafetë kanë kamera.

Në kamera duket mjaft qartë që Olti Tele kalon me makinë dhe ndalon të parkojë. Gjergji Thimio del përpara, debaton, porn ë 3.3 minuta që është e gjithë ngjarja nuk ka asnjë moment që të preken me dorë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, duket qartë se Olti Tele futet në makinë, del, ngre dhe një penguese në rrugë dhe largohet qetësisht.

Në asnjë moment nuk duket të përplaset ta godasë Gjergji Thimion. Përkundrazi, kamera tregon qartë sesi Gjergji Thimio vërtitet rreth makinës së tij duke e provokuar, duket se shtetasi Olti Tele nuk bie pre e provokimit, hipën në mjet dhe largohet dhe shmang totalisht përplasjen.

LEXO EDHE: Megasakandali/ Rama mëson të rinjtë si të vjedhin me tendera
Më pas publikohet një foto, ku duket i gjakosur Gjergji Thimio, ndërsa në sfond duket makina e kunatit të Niko Peleshit, i cili quhet Olti Tele.

Në qoftë se ha një grusht në hundë apo goditesh, kamerat do ta tregonin, pasi ka një konflikt fizik dhe Gjergji Thimio nuk është ndonjë 30 kg, dhe nuk kthen dot dorë.

Kështu që kamera e tregon qartë se nuk ka as përplasje fizike, as goditje dhe as rrahje.

Video është e plotë, dhe tregon se Gjergji Thimio inskenon, gënjen publikisht, dhe minimalisht ka bërë një kalëzim të rremë në polici. Gjithçka duket qartë.

Nga ana tjetër, kush mund ta besojë se kunati i Niko Peleshit do të godasë Gjergji Thimion, sepse ky i fundit denoncoi Edi Ramën, në lidhje me dënimin për vjedhje ikonash në Francë.

E di gjithë Korça dhe mjafton të shkosh tek lokali i Oltit dhe ta kuptosh se nuk ia ndien shumë për çështjet politike, ndërsa Thimio duket se e ka çështje personale me kryeministrin dhe mund ta sulmojë sa të dojë, por të thuash se është goditur nga Olti për Edi Ramën, këto nuk i beson më as Lulzim Basha.

Video tregon qartë këtë skenar të turpshëm, i cili i është shitur opinionin publik si dhunë ndaj Gjergji Thimios. Ku në fakt duket qartë se nuk ka as përplasje, as konflikt fizik, as dhunë, por është vetëm një makinë me Gjergji Thimion vërdallë, duke bërë foto e video dhe duke kruajtur hundën për t’u gjakosur./ CNA.al


Share235Tweet147


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In