• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas sherri… Je absolutisht jashtë”! Deputetja e PS përplaset me analistin e njohur: Mos thoni gjëra jo korrekte!

03/02/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Plas sherri… Je absolutisht jashtë”! Deputetja e PS përplaset me analistin e njohur: Mos thoni gjëra jo korrekte!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet për paketën ‘anti- KÇK’ kanë agravuar në një debat të ashpër mes analistit Arjan Vasjari dhe deputetes së PS, Ermonela Felaj.

Të ftuar në emisionin ‘Real Story’, analisti Arjan Vasjari u përplasme kryetaren e Komisionit të Sigurisë, deputeten Ermonela Felaj, teksa i ka bërë kësaj të fundit disa pyetje mbi paketën “Anti-KÇK”, duke vënë theksin te fakti nëse kishte apo vakuum Shqipëria për një ligj emergjent.

Pjesë nga debati:

Vasjari: Nuk ka asnjë vakuum ligjor për të shpartalluar krimin, për t’i konfiskuar gjithçka. Ne nuk jemi në kushtet e emergjencës për një ligj të tillë.

Nëse do ishim në kushtet e emergjencës, a ka fuqi ky ligj të ketë sukses për 10 muaj?

Dhe, kam përshtypjen që ky është një ligj karrem, që formulohet tani me efekt deri në fund të vitit, në një kohë që ne jemi në prag të negociatave dhe Evropa ka negojë për ligje të tilla.

Felaj: Është kusht nga BE që të intensifikojmë luftën ndaj krimit të organizuar. Ndaj, ky ligj është marrë edhe si pasojë e këtij qëllimi. Reforma në Drejtësi ishte një reformë e madhe, me të njohura dhe të panjohura. Jemi gjendur edhe përballë situatave të paanalizuara më parë, siç është fakti që shumë gjyqtarë e prokurorë nuk po e kalojnë Vettingun, duke nxjerrë jashtë funksionit shumë gjykata.

Vasjari: Jeni absolutisht jashtë pyetjeve të mia.

Felaj: Jo, jam brenda pyetjeve.

Vasjari: Atëherë, kjo është përgjigjja që nuk pres. Unë mund të pranoj që situata tranzitore ka bërë të dalin gjëra, që nuk imagjinohen, por problemi është se nëse këta do të ishin realisht shqetësimi, ju nuk kishit pse bënit një ligj të tillë. Ju do të bënit një ligj kundër këtyre gjykatësve dhe prokurorëve, që nuk kaluan dot Vettingun. Ndaj dhe po iu pyes a ka pasur vakuum ligjor?

Felaj: Ka pasur mungesë të ligjit. BKH të mungon, që është baza.

Vasjari: Nuk e çoi mungesa e BKH situatën me krimin në këtë pikë, absolutisht. Nuk e krijon ligji juaj BKH, mos thoni gjëra jo korrekte. Ju po bëni një ligj që s’ka lidhje me atë.

Felaj: Ligji jonë ka lidhje me BKH. Po përpiqem të krijoj një strukturë të veçantë brenda policisë, që të krijojë një praktikë të konsoliduar nesër për BKH dhe SPAK.

Vasjari: Kjo që po thoni ju nuk ka lidhje fare as me BKH, as me SPAK, ose nëse ka të bëjë me to, ka të bëjë në aspekt negativ. A jemi në kushtet e emergjencës

Felaj: Me logjikën tuaj i bie pse e bëmë ne SPAK, kur e kishim Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ne po i bëjmë të gjitha organet e drejtësisë, që të kemi njerëz të vettuar.

Vasjari: Qëllimin tuaj nuk e vë në dyshim, por po gjykoj produktin. Thjesht po shpreh disa paqartësi, se po të pyes a ekziston emergjencë sot në Shqipëri?

Felaj: Po, patjetër, se hyjmë në vitin e katër të miratimit të Reformës në Drejtësi dhe ende nuk është e plotësuar. Meritohet një ndërhyrje në nivelin ligjor, për shkak të boshllëqeve të krijuara nga reforma. Është kusht për Shqipërinë.

Share227Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In