• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama-Hajdarit: Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet..

16/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Rama-Hajdarit: Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet..
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka përsëritur edhe njëherë se pakti i 5 qershorit nuk preket. Rama i ka thënë troç opozitës parlamentare se “Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona”.

Ju dëgjova, do më lejoni të jap një mesazh shumë të qartë, të gjithëve ju, duke filluar nga i palodhuri Murrizi e deri tek deputeti i fundit jo për nga rëndësia i opozitës parlamentare

Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona, po ua them sot që të jemi shumë të qartë është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni së bashku me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, në asnjë pikë të saj.

E them këtë duke e ripërsëritur edhe këtu, mua ajo nuk më pëlqen dhe në të ka një problem të madh që nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin e OSBE ODIHR që është i përsëritur në të gjitha raportet, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ju e dini shumë mirë që kemi qenë vijimësisht këmbëngulës e kemi thënë që do e bëjmë këtë do apo jo PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos në parti është që duhet edhe të tërhiqesh, të bësh kompromise të pranosh cfarë nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh.

Zonja Hajdari ka firmosur dhe e di shumë mirë, se Damiani nuk është i besueshëm për ju, që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia për këtë pikë, e pasi topi shkoi në fushën e Bashës, u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhur ne erë marrëveshjen.

Ka thënë që gjithçka që ka luftuar ishte teater, e nuk kuptohet pse iku nga Kuvendi nëse gjërat kanë qenë në rregull.

Basha pretendon se ne e pranuam se na i futën këmbët në një këpucë, unë vërtetë këpucën e djathtë e kam 46 por këmbën e majtë nuk ma nxë, kështu që e vërteta është që ne bëmë një lëshim shumë të madh, sepse kjo ishte rruga më e mirë për ta përfshirë PD në procesin politik.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In