• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kështu duam ne, dhe pikë!

14/07/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Kështu duam ne, dhe pikë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Lumani

Nëse do të shohësh historikun e drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, konstaton një gjë kryesore: Ajo është sjellë si një fëmijë kapriçioz, që do gjithmonë dhe me çdo kusht, t’i plotësohen tekat e veta.

Në të kundërt, njësoj si ai fëmija i mërzitur, kërcënon se nuk do të flasë me gojë e do iki nga shtëpia.

Kështu ndodhi me “Çadrën” e famshme, me bojkotin e Parlamentit apo djegien e mandateve.

Kështu po ndodh edhe tani, me debatin për listat e hapura dhe heqjen e mundshme të koalicioneve.

Lulzim Basha vetëm kërkon të marrë dhe nuk jep, edhe pse nuk ka pasur dhe nuk ka asgjë në dorë, për t’u imponuar.

Nuk ka as vota, por as njerëz që ta ndjekin pas, meqë e kanë qejf që të kërcënojnë herë pas here, që do bëjnë namin, nëse nuk iu plotësojnë kërkesat.

Në rastin konkret, është e vërtetë se Edi Rama po e pret në “besë” Lulzim Bashën.

Ai pranoi marrëveshjen e 5 qershorit, me miratimin e ndërkombëtarëve, të cilët tani kërkojnë të miratohet në Parlament pa asnjë ndryshim.

Dhe Edi Rama, me gjasë, në finale do e miratojë atë marrëveshje, pasi garant janë ndërkombëtarët.

Por, imponimi dhe kërcënimet e opozitës jashtëparlamentare, e cila duhet thënë se nuk ka asnjë fuqi politike, për sa kohë nuk ka votë, janë jo vetëm acaruese, por edhe provokuese, siç do të shprehej vetë Edi Rama.

Koha e ka provuar, se kjo rrugë nuk e ka nxjerrë asgjëkundi opozitën, pasi të gjitha aksionet politike me imponim dhe presione, i kanë dështuar, që nga largimi i Edi Ramës, e deri tek mos-mbajtja e zgjedhjeve me të kryeministër.

Pastaj kanë bërë sikur nuk e kanë pasur mëndjen dhe sikur s’ka ndodhur asgjë.

Janë detyruar madje të ulen edhe në tavolinë me vetë “djallin” me emrin Damian Gjiknuri.

Në politikë, ashtu si kudo, imponohet i forti dhe ai që ka pushtetin. I dobëti negocion për të lehtësuar pozitën e vet.

Dhe aktualisht, Lulzim Basha është jo vetëm më i dobët se Edi Rama, se kjo nuk diskutohet, por edhe se Myslim Murrizi.

Ky i fundit, po, mund t’i imponohet Ramës, se ka vota për të bllokuar votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament, dhe Rama është i detyruar të ulet e të negociojë me të. Dhe pse jo, edhe t’i plotësojë kërkesat e tij, pasi nuk ka nga ia mbajë, nëse do që të miratohet marrëveshja.

Basha ndërkohë, përveç fjalëve, dhe parave natyrisht, për të blerë ata që vetë i caktoi në lista dhe pastaj i mohoi, pse vendosën të hynin në Parlament, siç po tentohet të ndodhë, nuk ka asgjë.

Atij i kanë mbetur vetëm kërcënimet, të tipit “provoje dhe njëherë po ta mbajti”, po ato janë bërë aq bozë, sa tani nuk pijnë më ujë dhe nuk i beson njeri.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In