• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita e rrugës për Reformë pa asnjë reformë! As hapje të listave, as heqje koalicionesh, komisione zgjedhore partiake… një 2008 e rifreskuar

14/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Opozita e rrugës për Reformë pa asnjë reformë! As hapje të listave, as heqje koalicionesh, komisione zgjedhore partiake… një 2008 e rifreskuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita e Bashkuar ka dalë dje kundër ndryshimeve kushtetuese. Me anë të një deklarate të përbashkët, opozita ka deklaruar se është kundër hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore. Në deklaratë ajo shprehet se dënon me forcë tentativën e Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

“Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet.

Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij”, thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar. Opozita ndër të tjera thekson se kjo është tentativë e njëanshme dhe pa konsensus mes palëve.

Sakaq opozita ka deklaruar se për marrëveshjen e 5 qershorit janë informuar edhe presidenti edhe partnerët ndërkombëtarë. Ajo që vihet re është se opozita ka kërkuar ndihmën e presidentit edhe pse ky i fundit nuk ka folur ende për ndryshimet kushtetuese, duket se po punon në prapaskenë.

“Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament”, thuhet në deklaratë.

Basha akuza Ramës për lojë të pistë

Po ditën e djeshme, kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai është duke bërë një lojë të pistë politike. Dje kryedemokrati Basha, sikurse ai vetë ka bërë me dije, ka qenë në një vizitë pranë një fasonerie në Kombinat, ku ka bashkëbiseduar me punëtorët e atjeshëm.

Sakaq me anë të një postimi në Facebook, Basha ka përdorur takimin për të hedhur akuza ndaj Ramës, ku thekson se ai po provon çdo lojë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi në menaxhimin e pandemisë. Por në një moment kur në qendër të diskutimeve politike ndodhet hapja e listave dhe heqja e koalicioneve, duket qartë se mesazhi i Bashës ka qenë për këto dy tema.

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”, është shprehur kryedemokrati Basha.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In