• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lulzim Basha “rekruton” 5 deputetë “tradhtarë” në Parlament, për “Zgjedhoren”

09/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Lulzim Basha “rekruton” 5 deputetë “tradhtarë” në Parlament, për “Zgjedhoren”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri deputetë nga opozita parlamentare, kanë deklaruar votën pro marrëveshjes së 5 majit.

Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 3 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave pro reformës zgjedhore shkon në 80 duke qenë vetëm 4 vota larg miratimit.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti Artur Roshi u shpreh se partia e tij do ta votojë marrëveshjen e arritur të datës 5 qershor mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai tha se kjo është një marrëveshje për të integruar vendin në BE dhe Balli Kombëtar Demokrat nuk do të bëhet pengesë për një proces të tillë.

“Është në marrëveshje e mbështetur nga perëndimi dhe gjermanët. Nuk mbron interes e partive të vogla.

Kjo është një marrëveshje që i duhet vendit në këtë momentet. Sa i përket prekjes së kushtetutës, sipas meje prandaj ndërhyrja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanëshe.

Loja e kartonëve nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat është një parti që e ka kaluar procesin partiak dhe përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm ato që deshëm, por sepse kjo është ajo që i duhet vendit.

Para integrimit të vendit nuk mund të zgjedhim diçka të tjetër, pasi është një kusht i hapjes së negociatave”, tha Artur Roshi.

Edhe deputetja Fatjona Dhimitri tha se do ta miratojë marrëveshjen, me argumentin se kjo ndihmon vendin në procesin e integrimit.

“Nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës, jam në opozitë me Ramën. Unë besoj tek Evropa dhe nuk mund të bëhem pengesë për procesin e integrimit.

Marrëveshja e arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar deri më tani. Do të votoj pro marrëveshjes që arritur në datë 5 qershor si deputete e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Dhimitri.

Ndërkohë, deputeti Troplini, që po ashtu do të votojë pro, pohoi se Shqipëria ka vetëm dy rrugë për të ndjekur, BE dhe SHBA.

“Marr përsipër që të flas në emër të Ballit Demokrat Kombëtar. Që është formuar që në diktaturë. Ne kemi mbijetuar dhe kemi shuar përtej detit. Strategjia drejt BE dhe SHBA, janë dy rrugës.

Nëse ka debat mes opozitës dhe maxhorancës, çdo kush duhet të tolerojë diçka dhe të heq dorë nga diçka. Kjo është një nga pikat e BE dhe Bundestagut”, tha ai.

Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket, qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

Ose më saktë i disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Një prej tyre është Lefter Maliqi, që ka deklaruar disa herë se do të votojë pro kësaj marrëveshje, pavarësisht kundërshtisë së opozitës parlamentare.

Një gjë të tillë ai e ka përsëritur edhe gjatë kësaj të enjte.

Pas Maliqit, edhe ish-deputeti socialist Gjetan Gjetani, tha se do votojë pro marrëveshjes, duke e çuar për momentin në 5, numrin e deputetëve që kanë dalë kundë opozitës parlamentare, e cila ka thënë se nuk e voton marrëveshjen, pa lista të hapura.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In