• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Votat për marrëveshjen zgjedhore! Murrizi thumbon Ramën: Bëhuni bashkë me LSI-në, se ata e nuhasin lekun

09/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Votat për marrëveshjen zgjedhore! Murrizi thumbon Ramën: Bëhuni bashkë me LSI-në, se ata e nuhasin lekun
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Myslim Murrizi ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, duke folur nga tenderat që jepen pa garë, tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore, që sipas tij nuk do marrë votat e opozitës brenda parlamentit.

“Kam përpara raportin e KLSH-së që thotë se për 2553 tendera, bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, drejtoria e Burgjeve, AKSH, 17% të tenderave i kanë tenderuar me një pjesëmarrës. Është bërë qëllimisht gjithçka që ti merrte Hasani. E nderuar zonja Balluku, unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësit kërkuan që të hiqej trau, dhe nuk e di se pse u shua më pas. Në njëfarë mënyre jam dakord me ty, se rruga e Kombit u bë me tra, ju do ia vini dhe rrugëve të tjera tani”, u shpreh Murrizi.

Ndërkohë duke iu referuar votave për Kodin Zgjedhor, Murrizi tha se ato nuk do të jepen, ndërsa shtoi se ai nuk mund të prishë dashurinë mes Ramës dhe Bashës.

“Ju thoni që iu duhen 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme se ju duhen, i keni bërë votat si tender, ai tjetri thotë se është koha për rotacion, se mendoni se e keni vendin me tapi. Kanë qenë silenciozë ata të tjerët, se i keni dhënë ndonjë vilë dhe ndonjë tender. Më gjeni një tender që kam kërkuar unë, ju që jeni këtu, dhe ata që nuk janë.

Kur keni qenë në këtë sallë këtu, e keni ndryshuar Kushtetutën si u ka dashur qejfi, nuk i latë partitë e vogla as të regjistroheshin fare. Ata qenkan mërzitur se do ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve, unë habitem se pse ju i trembeni kaq shumë një marrëveshje institucionale, por ju doni pazare.

Ne kemi kërkuar atë që kërkojnë 85% e shqiptarëve, që si keni lënë as të shajnë në kutitë e votimit. Koha për pazare nuk mund të jetë kaq e paqtë për ju, ne kërkojmë një kompromis në favor të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne që nuk është e ligjshme, as më shumë dhe as më pak se atë që kërkuar shqiptarët në 90-tën. A i keni ju votat vetë? 74 keni, Taulant, Rama, hapni tender, do ta bëni me vota të trafikuara në parlament, doni që ti vidhni votat në Kuvend, jo më në kuti, opingat e sheros keni bërë.

Unë vetë jam viktimë e mandateve të vjedhura, pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar, dhe 5 pazare të pista me ata doni që ti quani marrëveshje?! Kur e bëni ju me njëri-tjetrin e bëni për hatrin e shqiptarëve, kur bëjmë ne kërkesa qenka pazar. Unë nuk hyj në mes për të prishur dashurinë që ju keni me Bashën, ata duan të bëjnë sikur u hedhin zjarr ju (LSI), jeni të bindur se në 2021 prapë mund të qeverisin ata se e nuhasin lekun”, tha Murrizi.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In