• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS dhe PD sinjale dakordësie për të hequr koalicionet! Ilir Rusmaili del pro nismës: Ndalon transferimin e votës nga një parti te tjetra

09/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PS dhe PD sinjale dakordësie për të hequr koalicionet! Ilir Rusmaili del pro nismës: Ndalon transferimin e votës nga një parti te tjetra
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohen zërat në mbështetje të nismës së opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Dje nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve, ku u vijua me procedurën e shqyrtimit të nismës së 28 deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët kërkojnë rishikimin e Kushtetutës në dy nene, 68 dhe 64, që lidhen me hapjen e listave, sanksionimin e zonave zgjedhore dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Të pranishëm në këtë mbledhje për t’iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputetët e Kuvendit që lidheshin me efektin e ndryshimeve të sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut zgjedhor, si dhe listat e hapura të deputetëve apo moslejimin e koalicioneve parazgjedhorë ishin 4 ekspertët konstitucionalistë, Elira Kokona, Ilir Rusmaili, Erind Mërkuri dhe Adea Pirdeni.

PD dhe PS dakordësi për të hequr koalicionet?

Gjatë fjalës së tyre, ekspertët konstitucionalistë shprehën simpati për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Më konkretisht, Ilir Rusmaili, ish-zv/kryeministër në qeverinë e Berishës, aktualisht ekspert konstitucionalist për reformën zgjedhore në Këshillin e Legjislacionit u shpreh se mbështet ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, pasi sipas tij, përmes këtij mekanizmi përfiton liria e votës.

“Çështja e koalicioneve nuk duhet të trajtohet si ndalim, por si zgjedhje. Ndalohen koalicionet parazgjedhore ndoshta është formulim drastik. Koalicionet parazgjedhore nuk është as e drejtë as liri kushtetuese. Koalicioni parazgjedhor është mekanizëm, teknikë elektorale. Nuk ka asnjë cenim të drejtës kushtetuese të partive nëse nuk ka koalicione. Në Shqipëri koalicioni është zhvilluar në formën e një bashkimi fluid interesash, i cili synon të reduktojë ofertën politike.

Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore do të çlironte votën. Liria e votës përfiton nga kjo lëvizje”, deklaroi ai. Pra, përmes kësaj deklarate që vjen nga një ish-funksionar i PD jepen sinjale se ndoshta dhe demokratët e duan heqjen e koalicioneve.

Heqja e koalicioneve, ndalon transferimin e votës

Madje për të mbështetur argumentin e tij se përse mbështet heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Ilir Rusmaili renditi edhe një sërë arsyesh. Zoti Rusmaili theksoi se partitë e vogla duan koalicion parazgjedhor për të anashkaluar pragun ligjor të zgjedhjes, ndërsa të mëdhatë për të reduktuar konkurrueshmërisë.

Në këtë kontekst, ai u shpreh se heqja e koalicioneve është e dobishme, pasi sipas tij, ndalon transferimin e votës nga një parti te tjetra. “Koalicioni me listë të përbërë, për shkak të formulës së adoptuar shkakton në çdo zgjedhje transferim të votës nga një parti te një tjetër, nga qindra në mijëra, por asnjëherë irrelevante. Transferimi është modifikim, pra tjetërsim i vullnetit të zgjedhësve.

Partitë e vogla e duan koalicionin parazgjedhor për të anashkaluar pragun, përmes bashkimit me një partitë të madhe, partitë që nuk kanë fuqi të marrin 3% bëhen papritur madhore, jo për vullnet të zgjedhësve, por truk ligjor. Partitë e mëdha e duan koalicionin parazgjedhor për të reduktuar konkurrueshmërinë.

Reduktimi do të thotë reduktimi i mundësive së zgjedhësve për të bërë zgjedhjen që duan, ndërhyrje në të drejtën e tij për zgjedhje. Por kjo dobëson aftësitë e partive të vogla deri në shpërbërjen e alternativës”, nënvizoi Rusmaili. Më tej, pro heqjes së koalicioneve dolën edhe ekspertët e tjerë konstitucionalistë./RIGELS SELIMAN

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In