• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nesër pra, nesër…do luftojmë krimin!

02/02/2020
in Blog
A A
Nesër pra, nesër…do luftojmë krimin!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane

Mos më thoni që e keni harruar. E mbani mend a jo? Dilte kryeprokurori Adriatik Llalla në shkurt dhe deklaronte:
Në shtator do ketë arrestime të keiminelëve. Do bëhet nami! Kriminelët ktheheshin nga pushimet e beharit të nxirrë nga dielli, jo nga mëkatet dhe zgjasnin duart e tyre për tua vënë prangat por Tik Llalla ishte jashtë shtetit në seminarin e rradhës me Rovena Gashin…

Po sot e dëgjuat Edi Ramën?

Nesër fillon arrestimi i kriminelëve, nesër fillon lufta ndaj krimit! Zyrtarisht krimi ka 30 vjet që lufton me ne. Krimi është përsosur, është rritur, është rafinuar dhe burrëruar. Krimi ka aq shumë metastaza sa shtrihet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo listë kryebashkiakësh, në çdo parti politike, në çdo parlament, në çdo qeveri.

Krimi është aty te brekët e tua të shtrenjta, te xhepi i përparëses së mjekut, të pedagogut, të gjykatësit, të ministrit, të policit, të ndërtuesit të pallatit, të blerësit të shtëpisë, të videoklipit të këngëtares, të gjyqtarit të futbollit.

Krimi fluturon me ty kur shkon me pushime, kërcen me ty në tallava, voton bashkë me bakashishet e tua për zgjedhje, eksitohet me ty te moteli në autostradë, flet bashkë me ty çdo natë në studiot e televizioneve. Ti, une, krimi, ne, ata të gjithë jemi një familje herë e lumtur dhe herë e drobitur. Krimi shqiptar është 30 vjeç, i pjekur, i ushqyer, i veshur bukur, me makina të shtrenjta, me dashnore torollake, me përkrahje majtas-djathtas. Krimi është çdo qelizë e jona dhe kur dikush bërtet që nesër do e luftojmë krimin, duket sikur i shpall luftë vetes së tij. Beteja me krimin është e humbur që në ngjizje dhe qeshni, qeshni e talluni e mos kini frikë.

Ne jemi me fat, jemi vend i vogël dhe nuk përbëjmë kërcënim rajonal dhe as global. Kriminaliteti ynë lekët, eurot, poundet, frangat apo dollarët që fiton vjen i shpenzon për pordhë dhe tangërllëk në Shqipëri. Është kriminalitet i padëmshëm për të tjerë, tek-tuk mund të vrasë partnerin dhe kaq, vetëm kaq.

Qeshni e talluni kur dëgjoni britmat se nesër do bëhet nami e do luftojmë krimin. Është njësoj si komshiu im Baftjari 70 vjeçar, ka 30 vjet që fle me gruan në një krevat dhe e gënjen çdo natë duke i thënë se nesër merr pensionin, do blejë një viagra dhe do bëhet nami.
Nesër Baftjari përsëri do jetë me shokët e tjerë pensionistë duke pirë kafe turke e duke luajtur domino.
Ndërsa ne të tjerët do presim si Qamilja, gruaja e Baftjarit që pret shtrirë në krevat me këmbët hapur…

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In