• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Balta, mirënjohja dhe patriotizmi

07/07/2020
in Blog
A A
Balta, mirënjohja dhe patriotizmi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ledi Shamku

Kur merresha me gatitjen për shtyp të trashëgimisë gjuhësore të Mustafa Krujës leksikograf, hasa në një shqyrtim të tij mbi Fjalorin Etimologjik të Gustav Meyerit.

Për ata që nuk e dinë ose e dinë turbull, Meyer është themeluesi i tezës ilire të gjuhës shqipe, autor i të vetmit Fjalor Etimologjik të Shqipes (të botuar) si edhe studiues i gramatikës historike të shqipes (plot 6 vëllime).

Mustafa Kruja vëren me pezm sesi sulmohej me tërbim Meyer në vitet ‘50 nga pseudofilologët se paskësh marrë për bazë vetëm shqipen e diasporës duke na e nxjerrë gjuhën tonë më shumë latine se ç’ish.

Nuk dua të ndalem këtu në analizën e veprës së Meyerit, por në fjalinë përmbyllëse të Mustafa Krujës ndaj tij, i cili në lidhje me sulmet ndaj Meyerit shkruante: “Unë besoj se ky dijetar meriton nga ne shqiptarët ma shumë mirënjohje se ankime”.

Kjo frazë e Krujës të cilin poashtu e rëndojnë veç me ankime e aspak mirënjohje, paçka se Xhuvani e vlerëson si themelues të Leksikografisë shqiptare, m’u kujtua edhe këto ditë. Shumë të zorshme e paskemi mirënjohjen e sa të gatshëm topin e baltës!

Në fund, më vjen në mend edhe një replikë e Çabejt kur sulmohej si tradhtar (histori pa mbarim kjo damkosje) dhe si i përulur ndaj dijes së huaj. Çabej tha: “Patriotizmi nuk është një medalje që ti e var të ta shohin bota”.

Mesa duket sot më shumë se dje do ftilluar ç’është patriotizmi, se shumë po e kërkojnë ende te jakë e xhaketës, atu ku vjerren stemat…

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In