• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krisen negociatat e opozitës parlamentare me PS për sistemin dhe heqjen e koalicioneve: Deputetët kërkojnë tjetër takim me Edi Ramën

07/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Krisen negociatat e opozitës parlamentare me PS për sistemin dhe heqjen e koalicioneve: Deputetët kërkojnë tjetër takim me Edi Ramën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngecin negociatat e opozitës parlamentare me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. Një grup deputetësh të opozitës parlamentare, kanë propozuar ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por duket se planet e opozitës nuk po ecin si duhet.

Pak javë më parë pati një takim mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Edi Rama, ku u dhanë sinjale se PS mund të pranonte kërkesat e tyre. Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar rrugës dhe të enjten në Kuvend ishte kryeministri Edi Rama ai që dha sinjale tërheqjeje nga pranimi i kërkesave të tyre. Kjo është konfirmuar edhe më tepër ditën e djeshme, pasi opozita parlamentare ka kërkuar një tjetër takim me Partinë Socialiste.

Ndërkohë dje ka reaguar edhe kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi, i cili ka depozituar së bashku me Edmond Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, për çështjen e reformës zgjedhore. Murrizi ka qenë një ndër deputetët e opozitës që ka këmbëngulur më së shumti tek ndryshimi i sistemit dhe tek heqja e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë një reagimi për mediat, Murrizi u shpreh dje se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli Politik.

Deputetët e opozitës parlamentare e shohin të paligjshëm Këshillin Politik dhe shprehen të vendosur për të mos e votuar draftin e reformës zgjedhore. “Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të Kuvendit për z. Rama dhe z. Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që janë bërë në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga Këshilli Politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika.

Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në Parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harrojë Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në Parlament 84 deputetë”, ka deklaruar dje Murrizi.

Reagon PS

Ndërkohë në lidhje me ndryshimet kushtetuese ka reaguar edhe PS. Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka sqaruar se ndryshimet kushtetuese nuk prekin marrëveshjen e Këshillit Politik për zgjedhjet dhe se mazhoranca nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshime në Kushtetutë. “Partia Socialiste nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës.

Ka një iniciativë të një grupi deputetësh të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Ne në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, jemi të detyruar pikë për pikë për të respektuar procedurën përkatëse në këtë rast, për të diskutuar dhe për të marrë një vendim në fund të këtij procesi. Përtej kësaj më lejoni t’ju kujtoj që Partia Socialiste në Këshillin Politik, me përfaqësuesin Gjiknuri ka miratuar ndryshimin në Kodin Zgjedhor, nuk ka qenë pjesë e asaj pakete, pjesa e ndryshimeve kushtetuese, pjesa e sistemit, nuk ka qenë diskutuar fare.

Nga kjo pikëpamje, së pari nuk ka asnjë pengesë për këtë diskutim dhe nuk mbivendosen këto marrëveshje, nëse ka pretendime nga forca të caktuara të cilat mendojnë që u bien ndesh me objektivat e tyre politike, kjo është një çështje tjetër”, është shprehur Hyseni./Sot/ARBJONA ÇIBUKU

Share201Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In