• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Avokati Romeo Kara shpërthen ndaj Berishës: Do mbahet mend si politikani që shkatërroi demokracinë, prodhoi “Gërdecin” e “21 janarin”

06/07/2020
in Blog
A A
Avokati Romeo Kara shpërthen ndaj Berishës: Do mbahet mend si politikani që shkatërroi demokracinë, prodhoi “Gërdecin” e “21 janarin”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-juristit të OSHEE, avokati Romeo Kara duket se nuk i del inati me vendimin e gjykatës për të mos nisur hetimin për çështjen e CEZ, ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale ka shpërthyer në akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka bërë përgjegjës për këtë aferë, por edhe për shumë ngjarje të tjera të ndodhura gjatë qeverisjes së tij.

Zoti Kara në reagimin e tij në “Facebook” akuzoi ish-kryeministrin Berisha se ai shkatërroi demokracinë në Shqipëri, qysh në fillim kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në vitet ‘90. Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk ka kontribut, por ka vrarë edhe demokracinë gjatë këtyre viteve.

“Guxojnë dhe na tregojnë përralla, na thonë të pathënën: Saliu solli demokracinë. “E nxori demokracinë me dhunë, me trimëri, nga shpella e tij dhe na e solli ne”.

Medet për Saliun, medet për langonjtë e tij, medet për ne që në këtë vapë dëgjojmë pordhsihanët e trushkulurve ushtarë të veremit Sali. Njeriu jep atë që e ka, që e ka jashtë lëkurës së tij apo brenda saj. Jashtë lëkurës së tij Saliu kishte teserën e Partisë së Punës, ndërsa brenda saj kishte devocionin e komunistit, karrieristit dhe zbatuesit të porosive të Xhelil Gjonit, Ramiz Alisë, Mehmet Elezit, Bujar Hoxhës, etj.

Saliu nuk kishte asnjë lloj edukate apo tradite në drejtim të vlerave demokratike, prandaj është pikërisht ai shkaktari, që sot nuk kemi demokraci”, deklaroi ai. Më tej në reagimin e tij, teksa akuzon ish-kryeministrin Berisha se ka vrarë demokracinë në vend, juristi Romeo Kara rendit edhe disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur gjatë kohës që në pushtet ka qeverisur Partia Demokratike.

Sipas tij, Berisha do të mbahen mend si politikani që prodhoi “Gërdecin”, aferën e “CEZ” dhe tragjedinë e “21 janarit”. “Ai është përvetësuesi i kontributit, ëndrrës, idealit dhe djersës së një brezi të tërë studentesh dhe punëtorësh që u ngritën krah për krah për ndryshimin e vendit. Kurrkush nuk u ngrit për të dhe kurrkush nuk u ngrit prej tij.

Ka ardhur në pushtet me votë dhe ka ikur prej tij me votë dhe me shqelma. Asnjë gram heroizmi nuk ka ardhja në pushtet me votë. Le të na e tregojë ky rrumpallë dhe shpifaraket rreth tij, se cili është heroizmi i tij. Vjedhja e CEZ-it, Gërdeci, Durrës-Kukës-Morinë, rrënimi i bazës industriale, ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, etj.

Merreni heroizmin e Saliut, këtij batakçiu dhe rrufjani dhe futjani aty ku ai e meriton. Demokracia ka humbur rrugën dhe akoma nuk ka mbërritur në destinacion”, nënvizoi ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In