• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Majlinda Bregu: Për herë të parë këtë vit partitë politike të Ballkanit në bashkëpunim me mediat listohen si më të korruptuarat

30/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Majlinda Bregu: Për herë të parë këtë vit partitë politike të Ballkanit në bashkëpunim me mediat listohen si më të korruptuarat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga gjetjet kryesore të Barometrit për Ballkanin ishte perceptimi i qytetarëve në rajon mbi korrupsionin. Këtë vit 83% e të anketuarve kanë etiketuar partitë politike si më të korruptuarat, duke lënë pas gjyqësorin dhe institucione të tjera të rëndësishme. Në një intervistë skype me gazetarin Lutfi Dervishi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se kjo ishtë një nga gjetjet më surprizuese të këtij Barometri.

“ Dy ishin të rejat e Ballkan Barometrit të cilat edhe ne na shokuan nga njëra anë. E para ishte mbështetja gati gati unanime ndaj BE-së por listimi dhe hierarkia e institucioneve më të korruptuara në ekonomitë tona. Për herë të parë këtë vit patëm në vend të parë partitë politike që konsiderohen si më të korruptuarat. Dhe ju përmendët edhe mediat. Unë shoh që ka një lidhje midis të dyjave. Me këtë pjesën e mediave sociale, fake neës, me lajme të cilat nuk janë lajme. Nganjëherë media bën që të të shpifet politika nga njëra anë ( po flas për pjesën e lajmit të rremë) dhe nga ana tjetër edhe partitë politike duke qënë në qendër të vëmendjes, të lajmeve, të raportimeve ditore, Çdo gjë që ndodh në një parti politike është lajm menjëherë. Edhe individi më i thjeshtë, ose personazhi më karagjoz i një partie politike është po prapë në qendër të vëmendjes të medias. Qytetarët kanë marrë një distancë.” – tha Bregu.

Barometri për Ballkanin këtë vit ka marrë parasysh edhe situatën e pandemisë dhe të pyëturit janë shfaqur më të shqetësuar për situatën ekonomike se sa atë shëndetësore.

“Është e kuptueshme sepse gjithkush mendon se do të mbarojë kjo krizë, kjo situatë por Çfarë do të ndodh me punën. Njerëzit ishin të ndërgjegjshëm që do të ishte e vështirë që do të mbahesh një vend pune ndërkohë që restorantet mbylleshin, ndërkohë që shërbimet që përbëjnë mbi 99% të biznesit në rajon përfshi këtu ato të turizmit, ato të parukierisë, mirëmbatjes.

Dhe gjithkush filloi të shqetësohej sepse filloi e kuptoi që të nesërmen mund të mos kishte mundësi të merrte rrogën. Dhe duhet marrë parasysh që një pjesë e madhe në rajon, pjesa dërrmuese janë biznese të vogla dhe të mesme. Po ti shtosh këtu edhe faktin që në ballkanin perëndimor ka një numër të madh të vetëpunësuarish. Janë të gjitha arsye që të rrisnin tensionin që tashmë situate ekonomike do të bëhej më e paqartë.” – theksoi Bregu në Përballë.

Një tjetër gjetje shqetësuese e Barometrit për Ballkanin 2020 ishte largimi i të rinjve nga rajoni.

“ 71 % e të rinjve janë gati që të largohen nga vendet e tyre. Në rast se ne nuk do të arrijmë që të gjenerojmë menjëherë pas kësaj situate dhe të fillojmë të lëvizin ekonomitë, të fillojmë të ketë mundësi për të kuptuar. E vështirë shumë do të jetë por nuk do të jetë e lehtë askund. Dhe për këtë duhet të ketë më shumë qartësi, e të flitet më shumë. Uroj shumë dhe pres që të ketë zhvillime pozitive brenda për brenda në rajon. Uroj shumë që kjo të jetë një çangë dhe një goditje për të filluar në mënyrë të menjëhershme procesin e heqjes së barrierave në rajon, duke nisur nga barriera e vizave që kemi në Ballkan mes njëri tjetrit. Pra të kemi mundësi që ato axhenda që ne i kemi parashikuar dhe ishin gati për tu realizuar qysh vjet të gjejnë rrugë.”- tha Majlinda Bregu në Përballë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In