• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Të rinjtë amerikanë votojnë për temat, jo partitë

27/06/2020
in Bota
A A
Të rinjtë amerikanë votojnë për temat, jo partitë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të rinjtë në Shtetet e Bashkuara kur votojnë janë më pak të lidhur me një parti të caktuar dhe zgjedhin në bazë të politikave që përfaqëson kandidati për çështje që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Esha Sarai njofton se sipas anketave, për votuesit amerikanë nën 30 vjeç, temat më të rëndësishme janë ndryshimet klimatike, kujdesi shëndetësor, borxhet studentore dhe drejtësia sociale.

Amerikanët nën 30 vjeç janë grupi votues më i larmishëm se çdo grupmoshë tjetër sot në Shtetet e Bashkuara. “Temat që shqetësojnë të rinjtë amerikanë dallojnë dukshëm në varësi të racës. Shohim tema si kujdesi shëndetësor që shpesh del në krye, por ka edhe tema të tjera që përbëjnë shqetësim për të rinjtë,” thotë Abby Kiesa, drejtoreshë e organizatës “Impact CIRCLE”.

“Pabarazia sociale është shumë e rëndësishme për mua”. “Politikat për të luftuar ndryshimet klimatike. Dua politika ambjentaliste nga tregu”. “Ka një numër temash të rëndësishme për të rinjtë, por kriza në kujdesin shëndetësor është parësore për votuesit e ri,” thotë Jesse Barba me organizatën “Young Invincibles”.

Të rinjtë duan më shumë qasje në kujdes shëndetësor cilësor. 35% e votuesve në moshë të re thonë se janë të pavarur. Të rinjtë votojnë për temat dhe jo për përkatësinë partiake në përqindje më të lartë se brezat e mëparshëm. “Duan kosto të përballueshme për studimet universitare. Duan uljen e borxhit studentor, këto janë tema që prej 10 vjetësh kanë shqetësuar të rinjtë. Borxhi studentor ka arritur në 1.7 trilionë dollarë. Ky është shqetësim i madh për të rinjtë pasi duan të fillojnë jetën por i pengon kjo barrë e borxhit,” thotë Jesse Barba.

“Problem mbetet pabarazia, vështirësia për të ecur në shoqëri për shumë njerëz. Mendoj se vendi ynë nuk po bën një punë të mirë për ta trajtuar këtë problem”. “Të rinjtë diskutojnë edhe me bashkëmoshatarët, gjithashtu ata angazhohen në fushatat zgjedhore, flasin me prindërit, me të afërmit, shpjegojnë këndvështrimin e tyre për probleme të ndryshme dhe mënyrën si janë mbuluar temat nga media,” thotë Abby Keisa. Ekspertët thonë se politikanët duhet të mendojnë se si t’u përgjigjen shqetësimeve të këtyre të rinjve dhe si të tërheqin votën e tyre./VOA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In