Një konflikt i padëshiruar ndodhi brenda Syrit të Zenit.
Punonjësit e shtypit të Syrit të Zenit u thirrën në një mbledhje, në një sallë të madhe nga taksidari i Zenit, dhe ju komunikua se për tre muajt e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të marrin pagën e plotë, por një pagë sa paga e luftës që jep Qeveria.
Kjo ngjalli revoltë të madhe.
Atëhere në mbledhje ka mbërritur me urgjencë Qim Peka, i cili ua ka bërë të qartë: Kush të dojë të rrijë, kush të dojë të iki”.
Rezultati ishte se kanë ikë të gjithë.
Pas kësaj, taksidari i Zenit ka filluar telefonatat një nga një për t’i kthyer në punë, duke u mbajtur vetëm 25 për qind të rrogës.
Kjo ngjarje e ka shqetësuar shumë Karminën dhe fansat e saj.
Ja shpjegimi i saj:
“Nuk e kuptoj shumë këtë shqetësimin për rrogën.
Unë kam gjithë jetën pa rrogë dhe nuk kam bërë kurrë revoltë për këtë.
Nuk e kuptoj çfarë rëndësi ka rroga 50 për qind apo 75 për qind.
Sidoqoftë unë ju ofrova një zgjidhje punonjësve të shtypit të Zenit.
Zgjidhja ishte që përveç rrogës, ata të kompesoheshin me të brendshme nga dyqani im në Bllok.
Një palë prej tyre kushton më shumë se sa paga e luftës që duan ata.
Kështu, një palë të brendshme dhe një pagë lufte, del me rritje rroge në fund të muajit.
Por Zeni nuk e pranoi.
-Çudi e madhe, i thashë.
Dhe thua vet që s’kanë brekë në bythë, dhe nuk e pranon këtë zgjidhje.
Siç ka thënë dhe Merlin Monro, varfëria nuk është turp.
Turp është të mos duash të bëhesh i pasur.
Dhe unë thjesht desha t’i bëj të pasur ata njerëz, që kur të zhvisheshin të gjithë, të ngeleshin të mahnitur.”