• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrethana aksidentale politike vuri Bashën përball Ramës! Teza e re e “normalitetit” të Bashës, si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës?!

21/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Rrethana aksidentale politike vuri Bashën përball Ramës! Teza e re e “normalitetit” të Bashës, si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen e një imazhi të ri, ku një vend zë dhe garderoba, kreu i opozitës Lulzim Basha po vetëprezantohet si një politikan “normal”.

E përforcoi këtë dhe ish-deputetja Grida Duma, duke thënë në një intervistë televizive se pikërisht kjo i duhej vendit – një kryeministër normal, që sipas saj pra, i tillë do ishte Basha në krye të punëve.

Për këtë, znj.Duma iu referuar takimeve me popullin që po ka Basha e qarjehalleve me ta. Por në fakt nuk ka asnjë risi në ato lloj takimesh, veç shfaqjes mes njerëzve me një pamje më trendy – t-shirt, xhinse, këmishë jashtë. Pjesa tjetër është e stërkonsumuar, se bashku me narrativën shpëtimtare, e cila është e shtampuar në tre-katër fraza të stërdëgjuara nga çdo aspirant për pushtet këtu e 30 vjet. Rama para tij, në vitet e opozitës, ka qenë më me fantazi në këtë pikë, pasi ulej e drekonte në shtëpi fshati, bëhej si të thuash njësh me hallexhinjtë, duke u ulur në “sofër” me ta.

Çështja e Bashës është një dhe vetëm një dhe nuk ka të bëjë fare me “anormalitetin”e Ramës e “normalitetin” e tij: ky është inspirimi.

Inspirimi përfshin një morri cilësish e aftësish që Basha, siç është provuar prej sa u shfaq si emër e aktor politik, ai nuk i ka. Nuk i ka edhe si dhunti të lindur, nuk mundet t’i ndërtojë dot dhe nga përvojat. Dhe debati nuk është mbi normalitetin por mbi inspirimin.

Sot, rrethanat e kanë dashur që Basha të gjendet përballë Ramës, pa qenë në asnjë pikë ekuivalienti i tij në kahjen tjetër. Eshtë thjesht një rrethanë “aksidentale” që e ka vënë përballë tij aspak natyrshmërisht, pasi janë profile publike me diferenca të thella, siç dhe rrugëtimi i tyre jetësor apo politik. E kjo diferencë është dhe në planin e një superioriteti të Ramës ku përfshihet dhe “anormaliteti” tij, ai sipas gjykimit opozitar. Eshtë ai anormalitet që i ka dhënë Ramës forcës imponuese e inspiruese edhe pa qenë fare në politikë apo në gara politike; pra që kur ishte një zë i mendimit publik, më i fuqishmi që ka patur Shqipëria që në fund të ’90 e deri më sot.

Pa u futur fare në fushëbetejën politike, duke qëndruar thjesht në atë të mendimit publik, ai që mund t’i afrohet Ramës si forcë imponuese e fjalës, është vetëm Kadareja. Nuk bëhet fjalë këtu për ngjashmëri stilistike, ku njëri e ka në krijimtari letrare e tjetri në publicistikë, por në aftësinë për të qenë magnet i interesit shoqëror mbi kumtet e tyre publike. Eshtë tjetër nëse një ditë Kadareja do zgjidhej ministër Kulture apo President e s’do kënaqte pritshmëritë e publikut. Po flasim për profilin e tij publik, i cili, nga vokacioni i fortë letrar si shkrimtar i përmasave botërore, e ka bërë që të ketë një konstante të forcës imponuese në mendimin publik shqiptar. Debati në ka patur të drejtë mbi këtë atë aksh çështje, është krejt tjetër gjë.

Kështu dhe Rama, i cili futet në politikë me një arsenal të ngjashëm aftësie, që më pas e plazmon dhe në sfidat politike. Qeverisja e tij mund të jetë më problematikja dhe më e diskutueshmja në 30 vite, por sot ai, edhe pse me shumë dritë-hije, mbetet i pakonkurrueshëm dhe vështirë i sfidueshëm, jo thjesht në aftësitë e lindura politike, por dhe në një lloj gjakimi ende inspirues e pakrahasueshmërisht intelektual, që vijon t’i diktojë politikës. Por dhe po ia hoqe politikën në profil publik, mbetet prej tij ende shumë lëndë imponuese për të qenë aktor qendror në mendimin publik.

Te Basha, kjo pamje, ky profil, këto atribute të afirmuara dhe provuara në kohë, as që ekzistojnë. Nëse i heq politikën, përfundon në një asgjë. Një asgjë dhe në raport dhe me arsimimin si jurist në Perëndim, ku dhe sot e kësaj dite, pas 15 vitesh aktiv në politikë, publiku ende nuk ka dëgjuar prej tij një analizë juridike mbresëlënëse për aksh çështje, e kjo kur shumë ngërçe politike janë njëherësh ngërçe juridike.

Pra, ç’fat i madh për të ky detaj, si një mundësi e afirmimit të nivelit të shkollimit e formimit juridik, që dhe këtë nuk e shfrytëzon dot në funksion të forcës imponuese, e cila s’mund të vijë padyshim thjesht nga fakti që deri dje e mbaje këmishën futur në pantallonat e sot e lë jashtë.

Dhe pastaj vijmë te kauza ekonomike, e cila luhatet mes një naiviteti dhe infantiliteti, ngërthyer në dy fjali gjatë takimeve në popull: “Do jua marrë paratë oligarkëve për t’jua dhënë juve”(!!!) dhe “unë kam një program ekonomik(!!!)”. /tesheshi/

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In