• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ilir Meta, mes Komisionit të Venecias dhe një historie me sovjetikët

20/06/2020
in Blog
A A
Ilir Meta, mes Komisionit të Venecias dhe një historie me sovjetikët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Për të shpëtuar mijëra banorë të Leningradit, sovjetikët tentuan të përdorin kalimin përmes liqenit Ladoga. Përmasat e tij janë të tilla saqë sheh horizontin dhe jo bregun përtej. Teksa anijet e vjetra tejmbusheshin me qytetarë, kaosi por edhe lajmet e keqija që vinin nga fronti me gjermanët e bënin situatën gjithnjë e më tepër pesimiste.

Sipas të thënave, një komisar mori altoparlantin dhe njoftoi se më në fund trupat sovjetike kishin marrë sërish kontrollin mbi portin e Ladogës duke lënë të vrarë qindra nazistë. Brohoritjet bënë që kaosi të shuhej për disa orë, derisa njerëzit u ftilluan se Ladoga ishin ata vetë, ku s’kishte këmbë pushtuesi. Por kaq mjaftoi që morali mes turmave të ngrihej dhe për orë të tëra të vendosej qetësia.

Ilir Meta ka nxituar dje të shpallë fitoren për debatin që ai ka memazhorancën rreth Gjykatës Kushtetuese. Duke e lexuar sipas nevojës opinionin e Komisionit të Venecias, ai madje ka nxjerrë stafin e tij me bluza të stampuara. Nuk dihet arsyeja se pse e gjithë Presidenca duhet të mbështesë një opinion ligjor përmes veprimeve të tilla.

Përveçse qesharak, një akt i tillë tregon se sa dobët është me propagandën ai që herë vishet si Venecia, e herë si Selltiku i Skocisë. Por duke u ndalur te thelbi, opinioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shprehet qartë se “Presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme”.

Bëhet fjalë për rastin e Arta Vorpsit, që Meta e refuzoi dhe luftën e tij e çoi më tej, duke publikuar mesazhe konfidenciale me ndërkombëtarët. Por kaq mjafton për të mos e lexuar të gjithë raportin dhe për të kuptuar sesi Ilir Meta e përdori rastin e Arta Vorpsit për të krijuar alibinë e shfaqjes që pasoi.

“Dashnori” i Integrimit, aq sa këtë fjalë ia ka vënë emrit të partisë së tij, është personi që e ka lënë këtë vend pa ministër të Jashtëm në pikën më kulminante të negociatave me Bashkimin Evropian. Prej këtij shembulli dhe të tjerave para dhe pas, duhet kuptuar se personi i interesuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është vetë Presidenti.

Me parimin se “i ra bixha” pa Gjykatë, Meta tentoi ta lejë vendin pa ministra, pa zgjedhje dhe pa ligje. Ndryshe nuk do të kishte si të shpallte “fitoret” që kur doli në gjunjë para militantëve të Partisë Demokratike dhe u përbetua për shpërndarje të Kuvendit.

Në thelb triumfi që shpalli dje Meta është thjeshtë një përpjekje për të mbajtur opozitën në vallen e politikës. Për të legjitimuar tubimin e 2 Marsit, por edhe për t’i thënë ndërkombëtarëve me gojën e Venecias se kërcënimet e tija ishin të drejta. Ilir Meta nuk po kërkon të vendosë qetësi apo drejtësi përmes interpretimit të Venecias, por të ngrejë moralin e opozitës.

Por historia në Ladoga ndodhi 78 vite më parë. Shumë larg në kohë. Shumë larg me selinë e Presidencës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In