• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ramush Haradinaj, Komandant i madh i UÇK që është kthyer në një politikan qesharak dhe qaraman

31/01/2020
in Blog
A A
“Propaganda e Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë, banale, ordinere dhe e barabartë me propagandën e Daçiç kundër Kosovës”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Nëso do të më jepej ndonjë herë mundësia për të analizuar historinë politike të Kosovës gjatë dhe pas lufte, do të ndihesha i privilegjuar, madje i përkëdhelur. Por edhe pse aktualisht nuk e gëzoj dot këtë ofiq, nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për situatë në të cilën ndodhet e bukuar Kosovë.

Në target të analizës sime modeste unë kam zgjedhur që të kemi lidererët politikë apo shtetarët e Kosovës dhe veçanërisht kryeministrin në ikje të popullit Dardan, Ramush Haradinaj. Ky i fundit për nga rëndësia dhe kontributi që dha gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupacioni serb është një komandant dhe veprimtar i madhe që qendron në piedestal. Por si lider apo aktor politik ndihem i keqardhur që Ramush Haradinaj ka mbetur në miniaturë, duke mos u rritur dhe formuar profesionalisht. Kështu që, pa humbur kohë po hyjë në temën, të cilën kam vendosur ta tjerr me elegancë dhe analizë politike, deri diku Makiaveliste.

Hoqa një paralele me babain e filozofisë politike, i cili shumë vite më parë me finesë thoshte: “Një politikan i mirë, duhet të imitojë dhelprën dhe luanin, pasi si dhelpër ai shmang kurthet, ndërsa si luan ai frikson ujqërit”. Mirëpo, Ramush Haradinajn jovetëm që nuk është politikan i mirë, pasi ka devijuar nga qasjet makiaveliste, por është kthyer në një lider qeshraka dhe qarraman. I mbërthyer nga metamorfoza dhe inferioriteti i skajshëm, sot Hardinaj apo “Rambo” siç njihet jashtë politikës ka thyer rekord, teksa me vetëdije të plot është kthyer në sadist narcist, duke njollosur personalitetin e tij. Haradinaj e di politikën luftë dhe se për të stilolapsi duhet zevëndësuar me armë, ndërsa retorika politike me urrejtje. Megjithatë, Haradinaj ka hyrë në rebus, pasi ka nisur një luftë të paprecedent me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri në ikje i Kosovës ka akuzuar Ramën se është investuar për ndarjen e Kosovës, duke u rreshtuar krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe se në këmbim të mbështetjes për korrigjimin e kufijve mes këtyre dy vendeve do të merrte një shumë të konsiderueshme parash. Por këto akuza duket se do t’i kushtojnë shumë zotit Haradinaj, pasi zoti Rama e ka paditur në një gjykatë kosovare për shpifje, ndërsa e ka etiketuar atë si shpifës serial. Turp për dy shtetarë të një populli të vetëm që zien si macja me miun, por mirë që kanë thyer egjemoninë për të zgjidhur çështjen e shpifjes përmes forcës së ligjit, e cila është kthyer në një fenomen sfilitës dhe tejet shqetësues në Shqipëri e në Kosovë, por jo vetëm. Kështu ndodh kur diareja e gojës triumfon mbi mendjen, si në rastin e politikanit të vogël Ramush Haradinaj.

Madje, kulmi i hipokrizisë sa i takon kësaj përballje titanësh, arriti kur “Rambo” dhe shpurra e tij nuk e priti mirë padinë që i pari i ekzekutivit shqiptar ngriti ndaj tij në një gjykatë të Prishtinës, ndërkohë që u kthyen në qaramën endemikë. Në këto kushte edhe më naivi do të mbështesë aplikimin e këtij modeli, pasi në fund të fundit kur ka ndasi të kësaj natyre, gjykata i jep zgjidhje problemit, qoftë kjo edhe një mosmarrëveshje mes vëllezërish. Kjo do të thotë se veprime të dobishme si ky që ndërmori Rama, do vlejnë si këshilla për brezat, duke iu treguar se të gënjesh ka kosto. Por konstantimi im nuk mbyllet këtu, pasi lajthitjet e kryeministrit në ikjë të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk mbarojnë me kaq.

Zoti Haradinaj që si kryeneç që është dhe që dërgoi Kosovën në zgjedhje vjeshtën që iku, i janë kthyer strategjitë e tij në bumerang. Kjo pasi edhe pse kryefjala e fushatës së tij ishte politika nacionaliste, populli i vetë e pushkatoi me votë, duke e shndërruar në liderin e partisë më pak të votuar. Pra, Rambo nga udhëheqës i një partie “King Maker”, doli në opozitë.

I ndodhur përpara këtij dështimi, Haradinaj paralajmëroi se nuk do të pranojë mandatin e deputetit, vendim ky që u venit, pasi nuk u bë kurrë realitet, sepse “Rambo” ndryshoi mendje rrugës. Dhe çuditë nuk kanë fund për personazhe si Haradinaj, teksa ky i fundit jo më larg se kësaj jave vuri kujen dhe qau, pasi gjatë disa vizitave jo zyrtare në Shqipëri eskorta e tij ishte ndalur tek trau i rrugës së “Kombit” diku në Morinë dhe pagoi taksën, sikundër veprojmë të gjithë qyteyarët shqiptarë që zgjedhin të kalojnë tek ky aks rrugor. Kryeministri në ikje i Kosovës edhe në këtë rast bëri fajtore qeverinë “Rama” që nuk e amnistoi nga kjo taksë.

Po pse i nderuar Haradinaj, ti nuk e di që qeveria shqiptare mbulon shpenzimet sipas protokollit vetëm në rast vizitash zyrtare dhe jo private. Ti Rambo je i lirë të vish dhe soditësh Shqipërinë, sa herë ke dëshirë. Por një gjë i nderuar Ramush duhet të dish se nuk e ka për detyrë qeveria shqiptare që të mbulojë shpenzimet ty, sa herë të teket ty që vjen në Shqipëri dhe takon personalitetet e medias shqiptare si Shkëlqim Peka apo Berat Buzhala. Kështu që, zoti Ramush Haradinaj e gjithë kjo fabul tregon se ti je një ish-komandant i madh. /Ekskluzive.al

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In