• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Me “fall filxhani” i gjete ata të fundlistës zoti Basha?!

18/06/2020
in Blog
A A
Me “fall filxhani” i gjete ata të fundlistës zoti Basha?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Duke dëgjuar çdo të enjte fundlistarët e Partisë Demokratike, duke dëgjuar se si veç gabimeve orthografike, mezi lexojnë dhe artikulojnë fjalët, fjalitë, replikat dhe pyetjet e tyre, gjithmonë kam menduar se Lulzim Bashës i shkon për shtat ajo fjala e urtë “oj kasolle, ku na mblodhe”. Ku i gjete dhe ku i “peshkove” gjithë ata “zheni” zoti Basha, ku i zbulove dhe si i listove pa e ditur ç’po bëje Lulzim, apo mjafton të kishe në organikën e SHQUP-it, 5-6 parti të vogla që nuk kanë më shumë se 3 vota në çdo palë zgjedhje.

Lista e Lulzimit, dhe ajo ç’ka shqiptarët po shohin dhe dëgjojnë nga ata që erdhën me vrap në Parlament pasi ikën “mandatdjegurit”, tregoi sa mbrapa në kohë, dhe sa për turp është katandisur partia e “dhjetoristëve”, partia që trumbeton me të madhe se “ne jemi e ardhmja, ne jemi europinistë, ne jemi dhe kemi mbështetje në kancelaritë europiane”.

Në fakt ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Duke parë dhe dëgjuar nga afër deputetët e fundlistës së Lulzim Bashës, bindem më shumë në mendimin se, edhe në zgjedhjet e 2021, edhe në ato të ardshme deri nga viti 2030, Partia Demokratike, si me lista të mbyllura apo me listat e hapura, do të mbledhë në “kasollen” e saj të njëjtët njerës, që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Edhe pse kryetari demokratikasve ka dalë fermë më fermë, derë më derë, dhe dyqan më dyqan, duke dërguar live video nga “terreni”, për të sqaruar programin e PD për zgjedhjet e ardhshme, edhe pse kryetari Basha ka deklaruar edhe kësaj here se “kandidatët do të dalin nga listat e hartuara nga baza”, edhe pse ai po mban shpresë se “Rama do të bjerë nga pushteti”, një gjë është e sigurtë, humbja e re, do të jetë edhe më e madhe.

Kjo për faktin se Lulzim Basha, nuk mund të “zbërthejë” programin e tij nga fushat me domate dhe dyqanet e mbushura plot të tregjeve, kur shqiptarët presin ndryshimin programor, apo dhe largimin e tij nga PD. Gjithsesi një gjë është e sigurtë, edhe në garën elektorale të 2021, Lulzimi do ti mbushë sërish listat me emra dhe “figura” të njëjta, pa asnjë lloj ndryshimi. Nuk mund të ndodhë ndryshe në një parti, që kurrë nuk janë bërë deputetë ata që meritonin respektin dhe votën e bazës, që kurrë nuk janë kandiduar ata që afroheshin me shpresën se do të gjenin atje, një frymë besimi, shprese, lirie dhe demokracie europiane. Nuk mund të ndodhë ndryshe , në partinë e “Udhëheqësit” dhe Lulzimit, ku gjithçka dhe gjithkush, shihet me dyshim dhe përçmim, porsa del kundër tyre, apo linjës së një grushti milionerësh që e kanë zaptuar dhe marrë peng atë forcë politike.

Situata në cilën ndodhet sot partia e demokratikasve, apo dhe niveli i përfaqësimit të saj përmes emrave të fundlistës në Parlament, tregon mjerim politik dhe pasiguri në programet dhe projektet e Lulzim Bashës edhe për të ardhmen e saj. Zbulimi i “bukurive” shqiptare, është e vetmja risi në turin paraelektoral të kryetarit të PD, por më e veçanta e tyre, mbeten videot live, që ai nis nga takimet e “përzemërta” me popullin. Sikur sekretarët ti kishin rekomanduar diçka më të zgjuar Lulzimit për ato takime, dhe të mos e kishin lënë të bënte “operatorin televiziv” në fusha dhe tregje, ndoshta do ta kisha besuar se kësaj here ai e kishte seriozisht nismën e PD se “deputetët e listës do ti zgjedhë baza”.

Por dyshoj, dhe se kjo nuk do të ndodhë, pasi “kasollja” e PD edhe këto zgjedhje do të mbushet me soj dhe sorrollop, të atyre që Lulzimi i ka “miq betejash” dhe zvarranikë të përjetshëm zyrash partish dhe pushtetesh. Të paktën me ata, ai do të sigurojë moslargimin si kryetar partie, edhe pas humbjes së radhës.

Share202Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In