• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha lë në baltë Berishën, i prerë kundër revoltave: Udhëzon FRPD për protestë simbolike në përvjetor të 20 shkurtit

31/01/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha lë në baltë Berishën, i prerë kundër revoltave: Udhëzon FRPD për protestë simbolike në përvjetor të 20 shkurtit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NGA RIGELS SELIMAN

Thellohen divergjencat dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike. Shkak është bërë braktisja e aksionit nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha. Të gjithë prisnin që kreu i PD të thërriste qytetarët në protestë kundër qeverisë, duke qenë se një premtim të kësaj natyre e bëri gjatë verës dhe se tubimet do të nisnin në muajin nëntor, pas vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Por nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi prej qershorit të vitit 2019, lideri demokrat është distancuar nga protestat, fjalë kjo të cilën e ka hequr edhe nga fjalori i tij politik. Mirëpo, kjo strategji e ndjekur nga Basha, ka indinjuar dhe zëmëruar tej mase ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rritur dozën e presioneve ndaj shefit të selisë blu, duke i kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejt apo edhe indirekt që të nisë protestat anti-qeveritare, pasi janë e vetmja rrugë, që sipas tij, mund të sjellë opozitën në pushtet. Megjithatë, pavarësisht këtyre presioneve, Basha nuk është tundur vendit dhe ka injoruar thirrjet e Berishës, ndërsa ka hedhur në veprim planin B, teksa ka lënë në baltë ish-kryeministrin.

Basha udhëzon FRPD për protestë simbolike

Gazeta ka mësuar se në mbledhjet e fundit që të deleguarit e kreut të PD dhe ish-deputetët kanë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, kanë mohuar kategorikisht nisjen e protestave pa mbarim sikundër kërkon Berisha dhe njerëz pranë tij. Por duke qenë se në muajin shkurt shënohen 29 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, mësohet se të deleguarit e Bashës janë shprehur se mund të mbahet një protestë simbolike rreth datës 20 shkurt. Dhe ndryshe nga herët e tjera, sikundër ka ndodhur me protestat e mbajtura nga opozita, mësohet se Basha ia ka besuar organizmin të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pra, duket qartë që kryedemokrati Basha në kushtet kur Berisha ka nisur presionet ndaj tij, ka në plan që të thërrasë këtë protestë simbolike për të qetësuar ujërat mes tij dhe Berishës.

Kreu i PD i prerë kundër revoltave

Por përveçse udhëzimeve dhe lënien në dorë të FRPD të protestës, mësohet se në këto mbledhje të dërguarit e qendrës së PD, janë shprehur se për kryetarin e Partisë Demokratike e rëndësishme është që të shtohen kontaktet me qytetarët, në mënyrë që të ndajnë me këta të fundit detaje nga platforma dhe programi i PD-së. Ndërkohë që të dërguarit e Bashës, kanë ritheksuar edhe një herë faktin se zoti Basha është kategorikisht kundër nisjes së revoltave, pasi për të në pushtet vihet me votë. Nga ana tjetër, sipas informacioneve, mësohet se në këto mbledhje që janë zhvilluar dje në disa zona të Tiranës, por edhe qytete të ndryshme të vendit, të deleguarit e kryedemokratit Basha kanë kërkuar nga baza dhe strukturat demokrate që të mobilizohen, pasi gjatë këtij viti do të ketë zgjedhje të parakohshme, madje edhe lokale. Në këtë pikë mësohet se ata kanë kërkuar që të nisin me identifikimin e anëtarësisë dhe listës së votuesve, për të bërë krahasimet me listat e afishuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit që lamë pas.

Berisha presion Bashës përmes njerëzve të tij

Megjithatë, pavarësisht strategjisë që po ndjek kryedemokrati Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha nuk heq dorë nga dëshira e tij për t’iu rikthyer protestave dhe revoltave anti-qeveritare. Ka qenë ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kryeministri Rama rrëzohet vetëm me protesta. “Kemi organizuar protestat më të mëdha në Evropë. Këto janë protestat më të mëdha në Evropë. Edhe opozita serbe thoshte se këtë që ka arritur opozita shqiptare nuk e bëjmë dot. Zgjidhja vjen me largimin e Ramës, protestat janë të domosdoshme, po presim me mirëkuptim me partnerët tanë duke zgjedhur një rrugë që është ajo e reformës zgjedhore”, deklaroi Bumçi.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In