Situata e koronavirusit vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë pas shtimit të shumë rasteve sidomos gjatë javës së fundit. Kështu me përditësimin e të dhënave të ditës së djeshme numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 1590.
Ndërkohë mësohet se sot janë identifikuar në Krujë 9 raste të reja me koronavirus. Bëhet e ditur se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë.