• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata vendosi pushimin e çështjes për lobimin rus: PS dërgon faktet të reja për rihapjen e hetimit dhe peazullimin e vendimit të Lazër Sallakut

15/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Gjykata vendosi pushimin e çështjes për lobimin rus: PS dërgon faktet të reja për rihapjen e hetimit dhe peazullimin e vendimit të Lazër Sallakut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku i cili disa muaj më parë, rrëzoi akuzat e prokurorisë të ngritura për kryedemokratin Lulzim Basha për “dosje të lobimit rus të PD” në shumën e 650 mijë dollarëve.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu disponon kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, depozituar këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, ku kërkohet revokimi i vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku, me argumentin se ka fakte të reja që plotësojnë kushtet e një këtij kallëzimi të ri.

Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

Bazuar në këto prova thotë kërkuesi Taulant Balla, gjykata duhet të revokojë vendimin e datës 13.01.2020 si dhe aktet që i përkasin procedimit penal numër 645 të vitit 2018 ti kthehen organit të prokurorisë Tiranë për të vijuar hetimet.

Në faqen 15 të kësaj kërkese janë tre paragrafë dedikuar rolit të lobistit Nicolas Muzin i cili u deklarua i gatshëm të dëshmonte për drejtësinë shqiptare në lidhje me këtë lobim kundrejt garancisë, se nuk do të hetohej, akuzohej dhe arrestohej për llogari të këtij hetimi.

Por asnjëherë prokurorët shqiptarë nuk bënë asnjë përpjekje në dhënien e këtyre garancive në këmbim të dëshmisë nga Nicolas Muzin e si pasojë mbyllën hetimet duke çuar çështjen në gjykatë.

“Nëpërmjet letër porosisë është kërkuar të pyetet shtetasi Nicolas Muzin i cili ka deklaruar se shifra prej 500.000 dollarë, kanë shkuar prej PD-s dhe shifra prej 150.000 dollarë e Binatta Trade është përdorur prej PD. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se ky deklarim nuk konfirmohet me asnjë provë tjetër të përdorshme, për rrjedhojë nuk mund ti nënshtrohet vlerësimit të gjykatës. Duke qenë vetëm përpara një deklarimi të shtetasit Nikolas Muzin mbi ekzistencën e faktit të pretenduar prej tij, gjykata nuk mund të nxjerrë përfundimin kategorik për vërtetësinë e deklarimit të këtij të fundit”.tch

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In