• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“S’po kërkojmë diploma fallco”! Vajza maturante e ish-ministrit të PS-së reagon ashpër pas deklaratave të Besa Shahinit: Po talleni me djersën tonë!

13/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“S’po kërkojmë diploma fallco”! Vajza maturante e ish-ministrit të PS-së reagon ashpër pas deklaratave të Besa Shahinit: Po talleni me djersën tonë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e ministries së Arsimit, Besa Shahinit, deklaroj se protesta e maturantëve për mosnjohjen e provimit të Letërsisë u nxit nga opozita ka nxitur reagimin e vajzës së ish-zv/kryeministrit, Niko Peleshit.

Iu sekuestruan 2 MILIONË EURO pasuri të paluajtshme, kush është biznesmeni që 5 vite më parë plagosi banakieren që nuk pranoi të PROSTITUONTE (Emri+ Detajet)
Aleksia Peleshi, e cila tashmë është maturante, tha se revolta e maturantëve nuk ëhstë lëvizje opozitave. Ajo u shpreh se maturantët janë ngitur në protestë për shkak se mundi i tyre 3 vjeçar për të arritur synime të larta po hidhet poshtë nga një provim i hartuar në mënyrë aspak dinjitoze.

“S’po kërkojmë diploma fallco”/ Vajza maturante e

Aleksia shtoi se nxënësit ndihen sikur po tallen me djersën e tyre ndërsa theksoi se maturantët kërkojnë që të mos trajtohen si brez eksperimental ku vihet në lojë e ardhmja e tyre dhe jo diploma e nota fallco të qeverisë së mëparshme.

“S’po kërkojmë diploma fallco”/ Vajza maturante e

Postimi i plotë:

E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injorohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protestojme sot, nuk na ka nxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije.

30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qe na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone.

Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikeve midis notave. E megjithate, perseri nuk bëmë zë.

Por kur ne fund na jepet nje provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protestojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protestojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur.

Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te deshperuar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In