• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Polici që ndezi Amerikën mund të përfitojë mbi 1 milion dollarë, edhe pse akuzohet për George Floyd

13/06/2020
in Bota
A A
Polici që ndezi Amerikën mund të përfitojë mbi 1 milion dollarë, edhe pse akuzohet për George Floyd
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-agjenti i Policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin, mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë si benefite gjatë viteve të pensionit, edhe nëse dënohet për vrasjen e George Floyd.

Pavarësisht kësaj, Chauvin i plotëson ende kushtet për të marrë një pension të majmë, pjesërisht me paratë e taksapaguesve amerikanë. Në shumë shtete amerikane, policët ose ish-policët e dënuar për vepra penale nuk përfitojnë pension për kohën që kanë shërbyer, por ky nuk është rasti i shtetit Minesota.

44-vjeçari Chauvin mund të fillojë të marrë pension sapo të mbushë 50 vjeç. Bazuar në llogaritjet duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite, pensioni i Chauvin do të ketë një vlerë prej 50 mijë dollarësh në vit, nëse pranon ta tërheqë qëkur të mbushë 50 vjeç. Shifra mund të jetë edhe më e lartë nëse vendos ta tërheqë kur të mbushë 55 vjeç. Në një periudhë 30-vjeçare, shifra mund të shkojë deri në 1.5 milionë dollarë, ose më shumë.

Chauvin u bë protagonist i tërbimit të qindra mijëra protestuesve gjatë muajit të fundit, pasi një video ku shihej teksa mbante këmbën mbi qafën e George Floyd për minuta me radhë nisi të shpërndahej në internet. Floyd më pas humbi jetën në spital.

Polici u shkarkua menjëherë nga detyra, bashkëshortja i kërkoi divorcin dhe, pas protestave në të gjithë vendin, u akuzua për vrasje. Tre kolegët e tjerë, që e shoqëronin gjatë incidentit tragjik, u pushuan nga puna dhe ndaj tyre janë ngritur gjithashtu akuza penale.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In