Kryeministri Edi Rama tha se tregon mungesë respekti për veten që përfaqësuesit e një kombi kanë nevojë të flasin në anglisht.I pyetur se pse marrëveshja u bë në ambasadën amerikane që në bazë të ligjit ndërkombëtar konsiderohet territor amerikan, Rama tha se ia ofroi këtë lehtësi kreut të opozitës Basha.
“Ajo që më kërkoni mua është të gjej se ku është zgjidhja midis Lulit dhe Myslimit. Unë nuk e kam kërkuar një negociatë në ambasadën amerikane, jo se ambasada amerikane nuk është një vend që ka gjithë dinjitetin dhe respektin tim dhe gjithë shqiptarëve por se përfaqësuesi e një kombi të tërë kanë nevojë të flasin në anglisht për të kuptuar njëri-tjetrin ndërkohë që gjuha e nënës është shqipja, tregon mungesë respekti për veten.
Duke qenë se Luli kërkonte një tokë neutrale, menduam se toka më neutrale është toka e Shteteve të Bashkuara dhe ia dhamë edhe këtë lehtësi. Frika është këshilltari më i keq dhe frika nga zgjedhjet tashmë është një simptomë e një sëmundje kronike që shpresojmë se mund ta kurojë kjo marrëveshje. Prandaj, është e vështirë për t’u përmbysur sepse i bie që t’i heqim recetën e kurës së opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.”-tha Rama.