• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Pakti për zgjedhoren për shkak të negociatave, ja blofi që tentuan Meta e Berisha dhe pse s’mund të ketë bashkëqeverisje PS-PD

08/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela: Pakti për zgjedhoren për shkak të negociatave, ja blofi që tentuan Meta e Berisha dhe pse s’mund të ketë bashkëqeverisje PS-PD
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme dakordësinë e aktorëve politikë për miratimin e reformës zgjedhore. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati u shpreh se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste arritën të miratojnë paktin për zgjedhoren për shkak të negociatave me Bashkimin Europian që do të diskutohen sot.

Por duke iu referuar zvarritjeve të dakordësisë mes palëve të Këshillit Politik, Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta tentuan bllokimin e reformës zgjedhore me kushtet absurde që vendosnin, duke theksuar se qëllimi i tyre ishte bllokimi i negociatave me BE.

Avokati deklaroi më tej se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 2021 nuk do të ketë një qeverisje PS-PD, duke shtuar se do të ndryshojnë edhe aktorët politikë. Po ashtu, Ngjela komentoi edhe reformën në drejtësi, duke deklaruar se SPAK do përkushtohet maksimalisht në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si dhe sipas tij shumë shpejt do të jetë funksionale edhe BKH.

-Zoti Ngjela, pas shumë përpjekjesh të ambasadores amerikane, palët politike gjetën gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore. Si e shihni marrëveshjen e re?

Pakti i reformës zgjedhore ishte një gjë që tregoi se politika shqiptare është ende në një moment që nuk e ndjen fare interesin kombëtar. Ai nuk ishte pakt: Sepse në këtë gjendje siç erdhën punët kushtet që vinte Partia Demokratike nuk ishin kushte për interes të Shqipërisë, as për interes privat, por ishin kushte që kuptohej që vendoseshin për të mos u pranuar në mënyrë që të dështonte 8 qershori, që është mbledhje kryesore e BE për Shqipërinë, në funksion të integrimit.

Por politika perëndimore, sidomos ambasadorja amerikane dhe 2 ambasadorë të tjerë që u involuan në këtë çështje u treguan të zgjuar dhe të saktë. Rama nën influencën e tyre i pranoi të gjitha dhe ata që vunë kushtet që në fakt ishin kundër Shqipërisë dhe nuk kishin lidhje me votën, u detyruan të thoshin po se nuk kishin çfarë të bënin. Ndërsa ndërkombëtarët edhe politika amerikane dhe ajo e BE në Tiranë patën një farë gëzimi, sepse ODHIR e pranoi kushtin që kishte vënë që duhej një Kod Zgjedhor me komisione të depolitizuara.

Depolitizimi i administrimit zgjedhor në procesin zgjedhor ishte një kusht i domosdoshëm për të hequr bandat që drejtojnë, sepse këto janë 2 parti të dhunshme që manipulojnë zgjedhjet, pra PD dhe PS, por i manipulojnë me komisionerët e tyre. Megjithatë e rëndësishme në këtë rast nuk ishte të arrihej një Kod Zgjedhor i nivelit të lartë, por të kalonte Shqipëria testin e 8 qershorit drejt BE. Hyrja e Shqipërisë në BE është edhe interes amerikan dhe është politika amerikane që po e luan gjithë influencën e saj për ta arritur këtë pikë.

-Pra mund të quhet se ky është një sukses i politikës amerikane…

Po. Në funksion të kësaj çështje, politika amerikane arriti një sukses sepse e kaloi krizën që donte të impononte PD me teoritë e veta të Sali Berishës. Deri këtu ata janë të kënaqur. Do shikojmë 8 qershorin dhe nëse 8 qershori triumfon në funksion të Shqipërisë atëherë ajo është një çështje që do të zgjidhet. Por nuk zgjidhet vetëm me ligjin. Pa një pushtet gjyqësor të pavarur nuk do të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

Pushteti gjyqësor i pavarur dhe i drejtë dhe i pakorruptuar do të jetë ky që do të vendoset pas reformës. Reforma po vazhdon. Reforma ka dy kolona: reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion e SPAK-ut. Një e drejton ONM dhe nuk ka asnjë shqiptar brenda dhe është reforma në drejtësi dhe tjetrën e drejtojnë prapë ndërkombëtarët, por që është SPAK. PD nuk kishte pranuar për muaj me radhë që të vazhdonte reformën për kodin elektoral, sepse donte të bllokonte 8 qershorin.

Sepse e dinte që ato ishin kushte të ODHIR dhe e dinte që ODHIR është BE. Fakti që kjo krizë u kalua, tani duhet të presim vazhdimin e reformës në drejtësi dhe aktivitetin maksimal të SPAK-ut. Tani po pritet BKH. BKH është vonuar sepse ra pandemia e koronavirusit dhe tani përshtypja ime është që do ecë me shpejtësi dhe më pas me ngritjen e saj do fillojë hetimi. Në momentet që do fillojë hetimi do fillojë edhe shpresa për një proces të lirë zgjedhor në Shqipëri.

Pra ligji ndryshon brenda 10 ditësh sepse janë votat në Parlament, për faktin që kundërshtarët e reformave janë jashtë Parlamentit. Duhet që të përshpejtohet procesi i SPAK dhe në momentet kur ka marrë formë lufta antikorrupsion edhe në pushtetin gjyqësor edhe në politikën e lartë, natyrisht që ligji do hyjë prapë. Nuk mund të ecet me ligje politike.

-Reforma zgjedhore u mbajt “peng” për 3 ditë nga opozita. Të mërkurën u braktis takimi me ambasadoren, ndërsa vetëm të premten u gjet gjuha e përbashkët, pasi LSI kishte kontestime. A fshihej dora e Metës dhe Berishës pas këtyre vonesave, pasi që të dy e kanë kritikuar paktin?

Ishte forca e politikës amerikane në një krah, intrasigjenca e Metës dhe Berishës, momenti jo i fortë i Bashës, e cila e krijoi gjithë këtë turbullirë. Por ne nuk e dimë se çfarë force ka ushtruar politika amerikane në funksion të të mirës së Shqipërisë, por dimë që Rama ia pranoi të gjitha. Siç e thashë edhe më lart, këta luanin blofin sepse nuk kishin lidhje fare me procesin, amerikanët e kapën dhe në bashkëpunim me Ramën i pranuan të gjitha.

Blofi u doli sheshit dhe nuk kishin ç’të bënin më. E kishin Ramën në lojë apo jo, që këta të vendosin kushte dhe Rama t’i pranonte këtë nuk mund ta dimë. Por dimë këtë që Berisha me Metën vendosën kushte absurde, që Rama të thoshte jo dhe që të shkatërrohej reforma për procesin zgjedhor dhe të shkatërrohej 8 qershori. Rama ia u tha visto për të tëra, ata ngelën.
\

Kjo ishte loja politike që ata ranë brenda sepse blofin e tyre e ka kapur politika ndërkombëtare, sidomos politika amerikane, por Rama i zbatoi të gjitha. Atëherë do presim reformën në drejtësi për të krijuar një pushtet gjyqësor të pavarur dhe presin reformën e SPAK për eliminimin e korrupsionit shtetëror dhe të shkojmë për zgjedhje të lira dhe të pavarura në Shqipëri.

-Ka zëra në prapaskenë që flasin për një bashkëqeverisje mes PS dhe PD në zgjedhjet e ardhshme. Ju keni eksperiencë në politikë, mendoni se është e mundur diçka e tillë?

Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje PS-PD. Skema që kapet, ajo që iu thashë unë është shpëtimi i Shqipërisë. Pra do të ketë zgjedhje të lira dhe kush të fitojë zgjedhjet do qeverisë. Por mos mendoni se këta do jenë lojtarët kryesorë në zgjedhjet e 2021. Nëse këtu do të vendoset vota e lirë dhe e pacenuar nuk do të jenë këta lojtarët kryesorë që do luajnë për fitoren e Parlamentit. Do dalin edhe aktorë të tjerë politikë.

Intervistoi: Elisjeda Kiko

Share229Tweet143


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In