• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Marrëveshje për të mos pasur Reformë

06/06/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë e ndershme në gjithë debatin e dy partive të mëdha, përballë pikëpyetjeve të qytetarëve për reformën zgjedhore, është fakti që ata po e quajnë marrëveshje dhe jo reformë zgjedhore, atë që ka ndodhur. Biles Basha ka shkuar dhe më tej , pasi e quan “dakordësi”, ngaqë ka fobi nga “marrëveshjet me Ramën”.

Kjo është gjysma e së vërtetës. E vërteta e hidhur dhe e plotë, është se kemi një marrëveshje për të mos pasur reformë zgjedhore. Dhe kjo duhet pranuar kështu siç është, pamvarësisht nëse ja vënë emrin reflektim, dështim, apo kthjellim të palëve në bisedime.

Kyçi i reformës zgjedhore ishin rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe propozimet e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për ndryshim sistemi, korrektim propocional kombëtar, numërim në qendra votimi.

Thelbi i kërkesave të ODIHR ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Asgjë nuk u bë nga këto, por u bë një marrëveshje që këto të mos bëhen këtë herë.

Për hir të së vërtetës, Edi Rama nuk ishte palë në këtë proces, pasi prej një viti ai ka deklaruar se reformën zgjedhore do t’ia lërë në dorë Partisë Demokratike. Pra ka deklaruar se qëndrimi i PS është që PD ta bëjë si të dojë ligjin zgjedhor, boll të hyjë në zgjedhje.

E vetmja këmbëngulje e tij ishte që palët të bashkoheshin rreth propozimeve të OSBE/ODIHR, dhe për këtë pati dhe mbështetje ndërkombëtare. Por Basha nuk i pranoi propozimet e OSBE/ODHR për depolitizim të administratës, duke theksuar se duhet ruajtur formula aktuale.

Mes nevojës që ka vendi që PD të hyjë në zgjedhje dhe nevojës për të respektuar ODIHR, u zgjodh e para. Pra gjërat u lanë siç ishin, dhe PD të hyjë në zgjedhje. Për Ramën, kjo nuk është pak.

Por për PD dhe Shqipërinë, është një hipokrizi e madhe. Partia Demokratike ka së paku 7 vjet që ankohet në forume ndërkombëtar se Qeveria i vjedh votat me komisione zgjedhore politike, ku sipas saj, Edi Rama i dominon. Kjo gënjeshtër është e shkruar në çdo zyrë dhe dosje për zgjedhjet për Shqipërinë, dhe ka hyrë në mënyrë të paprecedentë edhe në rezolutën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Tani fare papritur, një ditë para njoftimit për hapjen e negociatave, Partia Demokratike pranon zyrtarisht se ligji është i mirë dhe nuk duhet ndryshuar.

Dakord, askush nuk e kërkon me zor, por së paku Lulzim Basha të kërkojë falje për gënjeshtrat që ka thënë 7 vite, se Edi Rama i ka vjedhur zgjedhjet me këtë ligj.

Ose së paku Basha të reflektojë para demokratëve për përgjegjësitë e tij për humbjet e zgjedhjeve, meqë nuk ja paska pasur fajin ligji.

Por përkundër marrëveshjes në Këshillin Politik, realiteti parlamentar është i ndryshëm. Opozita parlamentare, e cila ka teorikisht 39 vota, ka tre kërkesa të qarta për reformën zgjedhore. Ajo do korrektim propocional kombëtar, lista pjesërisht të hapura dhe numërim të njëkohshëm në qendrat e votimit. Këto janë garancitë që mund të shtyjnë shumë deputetë të rinj të hyjnë në garë për në Parlament.

Nëse opozita parlamentare arrin të qëndrojë e bashkuar dhe të luftojë deri në fund për kërkesat e saj, atëhere ajo do të jetë vendimtare për kozmetikën e kësaj marrëveshje. Këtu do të duket realisht nëse brenda tyre ka një forcë reale apo mendim politik.

Refuzimi që Murrizi iu ka bërë sot ambasadorëve të Perëndimit, për të mos e votuar “reformën Basha me leje të Ramës”, tregon se ekzistojnë kushtet për një rebelim të tyre.

Nuk është ndonjë dëm i madh nëse e bllokojnë dhe kjo marrëveshje nuk votohet. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, pasi ligji mbetet ai që është dhe Basha atë do. E vetmja gjë që shton marrëveshja, është se ka përcaktuar që tenderin 15 milionë euro për aparatet e identifikimit elektronik do ta bëjë përfaqësuesi i opozitës në KQZ.

Pra e vetmja gjë që ka marrëveshja ndryshe nga ligji actual, është një tender 15 milionë euro për Bashën. Dhe për koeçidencë, është 15 milionë euro, aq sa pallati i Vlorës, të cilin e fitoi me marrëveshjen e 17 majit.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In