• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

As kryeministër, as deputet: Albin Kurti përfundon atje ku e nisi, në rrugë

04/06/2020
in Diaspora
A A
As kryeministër, as deputet: Albin Kurti përfundon atje ku e nisi, në rrugë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kurti i thotë sot lamtumirë zyrës së tij në kryeministri, për t’u rikthyer në rrugë, aty nga ku e nisi edhe karrierën e tij politike. Edhe pse ishte njeriu më i votuar i zgjedhjeve të 6 tetorit, Kurti pësoi sot humbjen më të madhe politike, duke u detyruar të dorëzojë jo vetëm karrigen e kryeministrit, por edhe atë të deputetit.

Ai e nisi ditën e fundit si kryeministër, ashtu siç nisi edhe të parën: duke mbledhur kabinetin dhe ata pak njerëz të besuar që i kanë mbetur rreth vetes. Por ndryshe nga mbledhja e parë e qeverisë, mëngjesin e sotëm në kryeministri mungonin të gjithë ministrat e LDK-së, të cilët ishin duke u përgatitur për triumfin e kësaj partie: Votimin e qeverisë së re.

Ky ishte një moment tranziconi i dhimbshëm për të gjithë ministrat e Vetëvendosjes dhe njerëzit e tij më të afërt, të cilët kanë mbetur po ashtu jashtë parlamentit.

Në tetor të vitit të kaluar pas zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 30 karrige në Kuvendin e Kosovës dhe vuri deputetët më të votuar u në krye të disa prej ministrive.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi zëvendëskryeministër i dytë. Duke qënë se për t’u bërë pjesë e kabinetit ata dorëzuan mandatin e deputetit, Kurti dhe njerëzit e tij më të besuar nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të marrin tanimë rolin e opozitës jashtëparlamentare.

Por si mund të mbesë pa pushtet, deputeti më i votuar në dy zgjedhjet e fundit në Kosovë?

Pas 9 viteve në opozitë dhe gati 14 viteve aktive në skenën politike, Lëvizja Vetëvendosje provoi në tetor shijen e pushtetit. Premtimet e Kurtit ishin sa të mëdha aq edhe të vështira, por edhe anti-konformiste. Duke u kërkuar votat shqiptarëve të Kosovës, ai premtoi kursimin në masë të parave publike, rifutjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, reforma madhore në arsim, liberalizimin e vizave, rritjen e buxhetit, drejtimin e dialogut me Serbinë, vendosjen e reciprocitetit me Beogradin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Por ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër që qëndroi në pushtet, apo edhe “zhveshjes” nga kostumi i opozitarit, Kurti arriti vetëm një nga premtimet e tij.

Edhe pse tanimë në pushtet, Kurti vazhdoi të sulmonte kundërshtarët politikë si të ishte në opozitë. Në vend që të përqendrohej tek qeveria, Kurti duket se u përfshi në një betejë të egër politike me presidentit Hashim Thaçi, për dialogun me Serbinë dhe heqjen e taksës së vendosur nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj. Do të ishte pikërisht kjo betejë me Thaçin ajo që do t’i ‘’errësonte sytë” ish-kryeministrit, duke humbur mes vorbullës së kësaj lufte politike kontrollin mbi koalicionin qeveritar.

Ai nuk u përul përpara kërkesave të vazhdueshme të të dërguarit të presidentit Trump për Kosovën, Richard Grenell, për heqjen e pakushtëzuar të taksës, por u akuzua nga e gjithë skena politike se po rrezikonte marrëdhëniet me SHBA-në. Në përpjekjen e tij për t’i treguar presidentit Thaçi se ai ishte i zgjedhuri i qytetarëve të Kosovës, dhe se cdo vendim duhet të kalonte më parë nga ai, Kurti u akuzua se “veshi” edhe këpucët e LDK-së. Duke shkarkuar pa asnjë paralajmërim ministrin e Brendshëm nga radhët e kësaj partie sepse mbështeti kërkesën e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme për shkak të pandemisë, Kurti duket se “vrau me paramendim” koalicionin e tij qeverisës.

Ishte pikërisht kjo qasje e ashpër, por edhe sfidimi i SHBA-ve, ajo që duket se bashkoi të gjithë skeptikët kundër tij. Dhe ndërkohë që Kurti ishte i përqendruar te lufta me Thaçin, LDK duket nisi punën për formimin e qeverisë së re.

Koronavirusi ishte alibia i nismës së mocionit të mosbesimit, por arsyeja e vërtetë e rrëzimit të Albin Kurtit duket të ishte qasja e tij për dialogun me Serbinë. Debati për formatin dhe se kush e udhëheq këtë dialog e vendosi Albin Kurtin jo vetëm përballë Hashim Thaçit, por edhe përbalë administratës së Donald Trump.

Para se të merrte detyrën Albin Kurti si Kryeministër, administrata e Donald Trump u përpoq që të shuante konfliktin përmes një marrëveshjeje mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit. SHBA shtoi presionin ndaj heqjes së taksës 100 për qind si një gjest të vullnetit të mirë ndaj Serbisë dhe me shpresën e sigurimit të një marrëveshjeje të shpejtë, diplomatët amerikanë diskutuan deri tek ideja e ndaluar e ndarjes së Kosovës.

Por, sic argumenton analisti amerikane Patrick Kingsley, pasi formoi koalicionin në muajin shkurt, Kurti nisi punën për të ngadalësuar e penguar procesin që kishte nisur para se ai të vinte në pushtet, duke e vendosur veten në një kurs përplasjeje me Uashingtonin.

Mes frikës së Hashim Thaçi mund të kishte arritur një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës, Kurti përdori të drejtën që i jepte Kushtetuta për të marrë në dorë dhe udhëhequr dialogun me Serbinë në vend të Thaçit dhe të mbajë tarifat pjesërisht në fuqi si një mjet presioni ndaj Serbisë.

Kjo është edhe arsyeja përse mocioni i mosbesimit u mirëprit në avancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh e shqetësuar kur SHBA ngriu miliona dollarë ndihma për Kosovën, dhe më e alarmua kur Donald Trump Jr., që nuk ka asnjë post zyrtar në administratën e babait të tij, publikisht mbështeti qëndrimin e senatorit amerikan, që këshillonte tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Këto komente, që tmerruan qytetarët e Kosovës, që e shohin praninë e trupave amerikane në vendin e tyre si një garanci jetësore për sigurinë e vendit, duket se cuan edhe në krisjen e koalicionit qeveritar. Në këtë pikë, as LDK nuk besonte me Kurtit, dhe as Kurti, që shkarkoi ministrin e Brendshëm, nuk i besonte më LDK-së.

Në vendimin e tij të fundit, Kurti hoqi tarifat për të vendosur masat e reciprocitetit, ndali plotësisht tregtinë me Serbinë, duke minuar të gjitha përpjekjet e Grenell për fuqizimin e lidhjeve tregtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Për shumë intelektualë në Kosovë, Albin Kurti tregoi nuk mund të ketë program politik qeverisje, por vetëm atë të përmbysjes së pushteteve dhe qeverive. Për të tjerë ai tregoi se nuk u zhvesh nga parimet e tij edhe pasi shijoi shijen e pushtetit.

Megjithatë, kush i kujton skenat e gazit lotsjellës dhe protestat e egra në qendër të Prishtinës me thirrjet “Vetëvendosje, jo negociata”, e di se Kurti është rikthyer në fushëbetejën e vetme që nuk e mposht dot askush: në sheshet e protestave! (SI)

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In