• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reforma zgjedhore, Patozi: 17 maji do na duket lule! Të paktën dhe për 5 vite nuk duan të ndryshojnë moçalin politik

01/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Reforma zgjedhore, Patozi: 17 maji do na duket lule! Të paktën dhe për 5 vite nuk duan të ndryshojnë moçalin politik
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tryeza e reformës zgjedhore është kthyer në qendër të diskutimeve politike, ndërkohë dje ka qenë afati i fundit për përmbylljen e saj. Ishin disa pika të cilat shkaktuan debate dhe bënë që mbyllja e reformës zgjedhore të zvarritej. Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet nga ana e politikanëve të partive të tjera.

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka paralajmëruar ditën e djeshme se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë, ku ka përmendur edhe 17 majin, e marrëveshjes Rama-Basha. Sakaq, Patozi është shprehur se 17 maji, do të jetë “lule” para asaj të djeshmes. Më tej kreu i Bindjes Demokratike thotë se dy personazhet politike më të rëndësishëm në vend, nuk duan të ndryshojnë për të paktën edhe 5 vite, atë që ai e quan moçali i politikëbërjes në Shqipëri. “Kam frikë se do na duket lule 17 maji.

Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore. Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimmarrja është ekskluzive dhe e personalizuar. Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për 5 vjet të tjera.

Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkat t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa, që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sulmet e pakuptimta linçuese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama”, është shprehur Patozi.

Më tej, kreu i BD ka thënë se tryeza e reformës zgjedhore do të prodhojë një marrëveshje tjetër, e cila do të jetë për të mirë të palëve politike dhe në të keq të popullit. “Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “armikun”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi 3 vjet më parë. Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte”, tha ai.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In