• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti vjetor i KED nxjerr zbuluar Metën: Luftë për të kapur Kushtetuesen duke ndërhyrë vazhdimisht në zonën e ndaluar…në sistemin e drejtësisë

25/05/2020
in Aktualitet
A A
Raporti vjetor i KED nxjerr zbuluar Metën:  Luftë për të kapur Kushtetuesen duke ndërhyrë vazhdimisht në zonën e ndaluar…në sistemin e drejtësisë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zbardhur detaje se si Presidenti i Republikës ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. Ambasadorja amerikane deklaroi pak ditë më parë se po bëhen pazare në kurriz të reformës dhe askush nuk e ka pranuar autorësinë. Rama dhe Basha u distancuan sapo ambasadorja bëri postimin e parë në rrjetet sociale, ndërsa presidenti në një deklaratë shtypi tha se nuk e ka pasur për të deklaratën.

Atëherë për kë foli ambasadorja? Asnjë puç nuk mund të bëhet vetëm nga një person, kjo është e sigurt. Por kush është individi që ka disa vite që lufton kundër reformës në drejtësi? Opozita e ka sulmuar dhe anatemuar publikisht, por përveç padive në Kushtetuese në 2016, nuk ka bërë asnjë veprim tjetër. Mazhoranca deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje që të ndikojë te procesi. Të vetmit që i ka ngecur topi në portë është presidenti. Gjatë 8 muajve të fundit Meta ka ndërmarrë një aksion të fortë duke tentuar të ndikojë te zbatimi i reformës në drejtësi. Shembulli më i qartë vjen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Meta kërkon që të shkarkohet Dvorani, madje këtë e ka përcaktuar dhe te platforma për integrimin. KED ka nxjerrë raportin vjetor dhe ka treguar arsyet se përse Meta e sulmon. Kryesorja është se presidenti nuk po fut dot të besuarit e tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Nisur nga rasti i shqyrtimit gjyqësor të ndalimit të kandidimit të kandidates Zhaklin Peto dhe duke e shtrirë parashtrimin e disa qëndrimeve të tij edhe për çështje të tjera të lidhura me procesin dhe procedurat e verifikimit të kandidaturave, Presidenti i Republikës i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 2941/1 datë 31.08.2019. Gjithsesi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke zbatuar urdhërimet dhe orientimet e vendimit të gjykatës administrative të apelit, i rishqyrtoi të dy rastet e kandidimit të kandidates Zhaklin Peto dhe pas kryerjes së të gjitha procedurave përkatëse, duke ardhur në të njëjtat përfundime nisur vetëm nga ligji i zbatueshëm dhe gjetjet në procedurën e verifikimit, vendosi përsëri ndalimin e kandidimeve të kësaj kandidateje për mosplotësim të kriterit ligjor të integritetit pasuror”, thuhet në raport.

KED shuplakë për Xhaferllarin

Një çështje mjaft e debatuar, por që ka mbetur në harresë është ajo e emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi nuk e njohu emërimin e saj, ndërsa Meta sulmoi KED. Por në raport tregohet se si KED është shprehur se Metës si skadoi afati i emërimeve. “Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me shkresën nr.716/1 datë 08.11.2019 i ka dërguar Kryetarit të Kuvendit informacionin e kërkuar mbi ecurinë dhe rezultatet përfundimtare të procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidaturave për katër vendet vakante, vakanca të plota, dy për secilin organ emërtese, Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit, për përcjelljen e vendimeve për miratimin e listave përfundimtare.

Raporteve të arsyetuar për renditjen, vendimeve dhe akteve të tjera të miratuara nga Këshilli për kandidatët në këto vende vakante, si edhe të dhënat e tjera mbi ecurinë e plotësimit të vakancave që rezultonin nga praktikat dhe korrespondencat zyrtare, përfshirë ato të bëra publike në faqet zyrtare të secilit institucion, në kuptim të Kushtetutës e të ligjit dhe konstatimeve faktike lidhur me këto ecuri në datën 08.11.2019”, thuhet në raportin e KED.

Nuk duhet harruar se më 8 prill Meta dërgoi platformën te ambasada e SHBA, ndërsa shprehet se ia ka dërguar dhe kryeministrit. Por nuk është rastësi që më datë 10 prill Meta çon shkresën në KLGJ dhe kërkon shkarkimin e Dvoranit. Futja në lojë e SHBA-BE ndali largimin e kreut të KED dhe ishte një mesazh për presidentin./Sot

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In