• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Po kërkon kontroll mbi luftën antikorrupsion?! Presidenti në shkarkim Meta i alarmuar pas paralajmërimit amerikan: Nxit revolta dhe kaos për t’i shpëtuar BKH-së

23/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA, BE, OSBE: Ilir Meta i korruptuar, një mafioz i lidhur me elementë kriminalë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ultimatumi i ambasadores amerikane ditën e enjte i ka futur të dridhurat presidentit Ilir Meta. Teksa presidentit po mundohej të gjente konsensus me opozitën dhe me disa ambasadorë për të hedhur në herë reformën në drejtësi, Yuri Kim paralajmëroi se nuk do lejojë diçka të tillë dhe kjo ka sjellë dje reagimin e menjëhershëm të presidentit, i cili thirri një konferencë shtypi për të bërë publike platformën e tij.

Në këtë konferencë Meta e pranoi hapur se kërkon që politika të kontrollojë reformën dhe kushtet e BE për luftë antikorrupsion, ndërsa nuk ka ndalur thirrjet për të shkuar drejt përplasjeve. Reagimi më i fortë i Metës erdhi përmes një postimi në rrjetet sociale duke kujtuar revoltën e Spaçit dhe bëri thirrje që dhe qytetarët të ngrihen në të njëjtën mënyrë kundër qeverisë, një deklaratë e paprecedentë për një president. “Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën. Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një front të bashkuar për rivendosjen e demokracisë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ai. Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbrojtje të artistëve, të cilët po protestojnë për shembjen e teatrit. “Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë. Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës. Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzën e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. Të gjithë të ngrihemi për demokracinë! Kur ngrihet populli bie tirania!

Liria fitohet dhe nuk dhurohet”, tha Meta. Deri pardje presidenti u bënte elozhe ministrave, ndërsa dje kërkoi revolta. Fakti që ky reagim vjen në një moment kur ju dekonspirua plani, tregon qartë se presidenti tani do mosbindje civile që të arrijë qëllimin e aministimit nga BKH.

Kapja e luftës antikorrupsion

Në mesditë presidenti prezantoi platformën me 14 pika, thelbi i të cilës është që drejtësia të jetë në dorë të PD-PS-LSI. Por Meta në deklaratën e tij tha se kjo platformë ka si qëllim zbatimin e rekomandimeve të BE. Por kush janë kërkesat kryesore të BE: Funksionimi i Kushtetueses, funksionimi i Gjykatës së Lartë, funksionimi i BKH dhe SPAK, hetimi i korrupsionit në nivele të larta, hetimi i të ngelurve në veting. Pra në thelb platforma e presidentit kërkon që politika të diktojë luftën ndaj korrupsionit. Më thjesht, frika e të gjithëve është te Byroja e Hetimit.

SPAK po ecën, por SHBA e ka bërë të qartë se reforma e vërtetë do të duket kur Byroja e Hetimit të jetë gati. Madje të enjten ambasada postoi një status në rrjetet sociale që tregon se si FBI kishte shfarosur korrupsionin në drejtësinë amerikane. Pra presidenti në vija të përgjithshme duket se po lufton për të siguruar kontroll mbi SPAK e BKH. Brukseli në krye të kushteve të tij ka vënë hetimet në nivele të larta, atëherë si mundet që një këshill politik të kujdeset për realizimin e këtij kushti? Vërtet politika do ndihmojë në arrestimin e njerëzve të saj? Të gjithë e dinë se kjo nuk ka për të ndodhur dhe deklarata e Kim i ka alarmuar të gjithë, duke prishur planet si të Metës, ashtu dhe të PD-PS për të gjetur amnistinë nga reforma e re.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In