• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

22/05/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Për herë të parë pas 30 vitesh, një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderëve që sundojnë Shqipërinë.

Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri, të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” – deklaroi ajo.

Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrëveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha?

– Sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.

– Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emrimet në gjykata.

– Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sistemit danez.

– Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore.

– Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajësinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.

– Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishēn dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri tē bizneseve të tyre.

– Sepse të 4 së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.

– Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi marrëdhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.

– Sepse pas mitingut të 2 Marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.

– Sepse Amerika ka 8 vjet që kërkon proçedimin e Ilir Metës por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha.

(Kujtojmë që Rama e votoi Metēn si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin i kërkuan prokurorit të përgjithshëm proçesim penal për Ilir Metën)

Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha.

Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat tek teatri.

Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zaevi me Gruevskin.

Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy reforma në drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do kërkoj të blej lirë dy të pandehurit e amerikanëve në Shqipëri, në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?

Prova e zjarrit është “fadroma”. Amerikanët po presin të fundosi Presidencën…

Share228Tweet143


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In