• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Meta me gruan e tij do të…” Spartak Ngjela: Amerikanët kanë prova, ja çfarë i pret këto 4 ministra të Ramës

21/05/2020
in Blog
A A
Rrëfehet Ilir Meta: Me Monikën më bashkon vetëm Nënë Tereza
2.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e ambasadores së ShBA, Yuri Kim për dyshime për sabotim të reformës në drejtësi ka ngjallur reagime. Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për Ora Neës tha se nëse kjo do të jetë e vërtetë më shumë do të dëmtohet Rama. Teksa foli për drejtësinë, Ngjela zbuloi edhe një bisedë me kryeministrin Rama, i cili i ka thënë se reforma i kap 4 ministra.

Spartak Ngjela: Kur thuhet e fshehtë, do të thotë që mund të jenë të dy palët brenda. Sa i përket kësaj ish-opozitës, ajo kundër reformës ka qenë. Çështja shumë e ndërlikuar është, por të shohim ça qëndrim do mbajë Rama, por Rama duhet ta ketë parasysh mirë se po ka hyrë në ndonjë marrëveshje dhe amerikanët kanë prova nga shërbimet, do ta ketë shumë të vështirë goditjen. Goditja që mund ti bëjnë amerikanët kësaj marrëveshje me prova, do ta ketë të vështirë Rama, sepse Ruçi e kompani që e kanë provuar njëherë se çfarë do të thotë të jesh kundër Amerikës do ta rrëzojnë. Megjithatë është ende dyshim dhe ambasadorja nuk ka folur për një marrëveshje të fshehtë bilaterale. Mund ta ketë pasur vetëm për ish-opozitën. Ajo e ka pasur këtë konspiracion dhe ka qenë kundër reformës që në fillim.

Problemi është që nëse ata nuk kanë prova për Ramën, atëherë Rama me këtë do të thotë që ferri është hapur unë po pres të hyj, kush të dojë të vijë në ferr. Por nuk merremi dot me deshifrime pikturash absurde. Rama derisa i është përgjigjur ka dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja, por nuk hiqet përgjegjësia me figurë surealiste.

Unë jam i pari që kam dyshuar në marrëveshjen Rama-Basha. Problemi është i komplikuar për Ramën, jo për reformën. Nuk mund të mendojmë ne që politika amerikane që ka marrë përsipër të vendosë drejtësinë në Shqipëri, që i duhet për interesin e saj dhe të Shqipërisë nuk mund të dështojë, sepse e ka bërë zotimin e saj botërisht.

Nuk dështon dot politika amerikane në një vend si Shqipëria. Problemi është që Rama nëse ka luajtur bishtin të kthehet.

Rama nuk tregoi frikë. Ju tha atyre indirekte, që ja ku e keni ferrin futini. Por ky (Basha) tregon frikë, por faktin që tregon frikë janë në hall. Po mirë këtë hallin e madh që kanë me Teatrin do të zgjidhin?! Tirana nuk iu përgjigj prishjes së Teatrit, sepse ka 30 vjet që nuk ka Teatër në Shqipëri.

Ai teatër në vitet 70 ka qenë shpresa e vizionit intelektiv të komunikimit në Tiranë. U bë gabim që u prish. Unë kam kërkuar që të lihej si muze, sepse si Teatër nuk vlente.

Gjykata Kushtetuese është në formim e sipër, atë e ka bllokuar Meta me frikën e tij. Më i trembur është Meta me gruan e tij dhe do shpronësohen, nuk shpëtojnë dot. Edhe të tjerët pas tyre. Rama e di që 4 ministra të tij, më ka thënë vetë, i kap reforma. E kam deklaruar që janë 4, por nuk di emra unë. Rama e di këtë sepse ma ka thënë me gojë, nuk më duhen emrat mua.

Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, është i vjedhur. Kush e ka kontrolluar, prokurori i përgjithshëm që iku? Të gjithë kanë qenë grup korruptiv edhe pushteti gjyqësor edhe politik me marrëveshje të heshtur. Unë vjedh popullin ka thënë gjyqësori, unë vjedh shtetin ka dhënë ky tjetri. As ti mos më prek as unë nuk të prek.

Reforma këta i fshin. Unë njoh reformën. Reforma në drejtësi drejtohet nga ndërkombëtarët. Ajo është një reformë që nuk e bën dot një njeri. Nëse godet të dyja palët më shumë dëmtohet Rama, sesa ata të tjerët, sepse ata të dëmtuar janë se kanë ikur. Por duhet të presim si do precipitojnë ngjarjet.

Share329Tweet206


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In